Sistemi i Kadastrës në kolaps, Çobani: Ka pasur probleme me shpërndarjen e aplikimeve. Brenda 1 muaji s’do ketë më gabime në kthimin e përgjigjeve (VIDEO)

Sistemi i Kadastrës në kolaps, Çobani: Ka pasur probleme me shpërndarjen e aplikimeve. Brenda 1 muaji s’do ketë më gabime në kthimin e përgjigjeve (VIDEO)

Artur Çobani, drejtor i Kadastrës “Tiranë Rurale 2” tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se nuk mund të flasim për kolaps të Kadastrës, por për probleme me shpërndarjen e aplikimeve, situatë e cila ka ardhur për shkak se sistemi i implementuar është i ri dhe për shkak se ky ndryshim përkoi me periudhën e verës, kur specialistët përkatës ishin me pushime.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij Çobani tha se këto probleme janë pakësuar, dhe se brenda tetorit nuk do të ketë më gabime në kthimin e përgjigjeve.

Problematika që u krijua ishte për shkak se ishte sistem i ri dhe si çdo sistem i ri merr kohën e vet. Në fillim të korrikut  kishim probleme se ishte implementimi i parë, ishte diçka e re dhe e dyta ishte se gjatë korrikut dhe gushtit një pjesë e madhe e specialistëve kishte marrë pushimet dhe u krijua fluks dhe kjo krijoi disa vonesa, por tani janë normalizuar dhe në të ardhmen do të normalizohen më tepër. Kjo kërkonte kohën e nevojshme.

Dixhitizimi ka qenë, e vetmja gjë e re ishte shpërndarja e aplikimeve që nuk bëhej nëpërmjet drejtorive përkatëse, por nëpërmjet një kullë përkatëse.  Duke menduar që për aplikimet e shpejta që zënë gati 50% të aplikimeve kjo u bë në kohë rekord.

Nuk është kolaps. Nëse flasim sot shërbimet e shpejta jepen brenda 24 orëve. Sa i përket aplikimeve të tjera që kanë të bëjnë me regjistrime fillestare, nuk kanë arritur në formën perfekte, por me kalimin e kohës do të arrijnë. Nuk ndodhemi para një kolapsi. Ka nevojë për një përmirësim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy