Smogu i rëndë përfshiu kryeqytetin indian të premten, duke kërcënuar me ndërprerje të mundshme të fluturimeve nga zyrtarët e aeroportit dhe linjave ajrore, pasi përkeqësimi i cilësisë së ajrit uli dukshmërinë në zero në disa zona.
New Delhi, i cili po lufton me smogun dhe cilësinë e dobët të ajrit që nga fillimi i dimrit, u rendit i treti në mesin e kryeqyteteve më të ndotura në botë në renditjen live të së premtes nga grupi zviceran IQAir.
Asnjë devijim apo anulim nuk është raportuar ende, tha një zëdhënës i aeroportit, megjithëse autoritetet paralajmëruan në një postim në X se avionëve që nuk kanë pajisje për të mundësuar ulje në shikueshmëri mund të përballen me vështirësi.

Në rrjetet sociale, linja ajrore më e madhe e Indisë, IndiGo dhe kompania me kosto të ulët Spicejet paralajmëruan mundësinë e vonesave.
Vonesat ishin mesatarisht tetë minuta për 20 fluturime deri në orën 10:14, tha uebfaqja e aviacionit FlightRadar24.
Disa shërbime të trenave në kryeqytet shënuan gjithashtu vonesa.
Cilësia e ajrit në Nju Delhi u vlerësua shumë e dobët të premten, me një indeks 351, tha organi më i lartë i kontrollit të ndotjes në vend, shumë përtej niveleve nga zero në 50 që konsiderohen të mira.



