Shtyhet vendimi për marrëveshjen Rama-Meloni

Shtyhet vendimi për marrëveshjen Rama-Meloni

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për datën 24 janar shqyrtimin e marrëveshjes me Italinë për emigrantët. Kushtetuesja bëri të ditur se para dhënies së vendimit do të shqyrtojë si provë Traktatin e Miqësisë të 1995. 

Gjatë shqyrtimit të çështjes, Gjykata konstatoi se subjekti i interesuar Këshilli i Ministrave ka prapësuar se Protokolli i Bashkëpunimit është lidhur bazuar në Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë i vitit 1995. Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenin 44/a të ligjit organik të saj vlerësoi se shqyrtimi i këtij Traktati është i nevojshëm për hetimin e plotë të çështjes, ndaj vendosi t’i kërkojë Këshillit të Ministrave paraqitjen e kësaj prove dhe për këtë shkak, seanca plenare e radhës do të zhvillohet në datën 24.01.2024, ora 11.30", thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Marrëveshja Rama-Meloni u dërgua në Kushtetuese nga grupimi demokrat i udhëhequr nga Gazmend Bardhi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy