E rrallë/ Djali zgjohet dhe e gjen veten në arkivol rrugës për në varreza

E rrallë/ Djali zgjohet dhe e gjen veten në arkivol rrugës për në varreza

 

Një adoleshent ka shokuar familjen dhe të afërmit e tij kur u ngrit nga arkivoli ndërsa po e përcillnin për në varreza. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Indi. Kumar Marewad kishte “ndërruar jetë” në spital një muaj pasi kishte mbërritur atje për shkak të kafshimit të një qeni, plagë e cila më pas ishte infektuar. Për shkak të përhapjes së shpejtë të infeksionit në trup, mjekët nuk u kishin dhënë shpresë për të familjarëve nëse ai hiqej nga makineritë që e mbanin në jetë, raporton "Times of India".

Ai ishte çuar në shtëpi nga familjarët, të cilët pas një farë kohe konstatuan se ai nuk lëvizte dhe nuk merrte frymë. Në të tilla kushte, ata kanë besuar se kishte vdekur dhe kanë nisur ceremoninë mortore.

Por djali hapi sytë dhe nisi të lëvizte vetëm 2 km para se të arrinte në varreza. Ai u dërgua sërish në spital, ku vazhdon të jetë në gjendje kritike.

Rastet e njerëzve që zgjohen në funeralin e tyre rrallë ndodhin. Vitin e kaluar, një burrë në Mumbai u zgjua vetëm pak minuta para se ta varrosnin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy