Vuçiç: Nuk do të ndryshojmë formatin e bisedimeve me Kosovën

Vuçiç: Nuk do të ndryshojmë formatin e bisedimeve me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Beogradi nuk ka ndërmend të ndryshojë formatin e bisedimeve në dialogun mes Kosovës e Serbisë, ku Bashkimi Europian luan rolin e ndërmjetësuesit.

Por nëse ndodhin ndryshime, atëherë Presidenti thotë se në dialogun mes palëve do të duhet të përfshihen të gjitha fuqitë botërore.

Mediat kishin spekuluar për mundësinë e përfshirjes së të tjerë lojtarëve në bisedimet mes Beogradit e Prishtinës.

 “Është gjithnjë mirë të kemi konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët, kinezët… Çështjet e rëndësishme të konflikteve të ngrira nuk mund të zgjidhen pa dijeninë e aktorëve të rëndësishëm, por aktualisht Bashkimi Europian është drejtpërdrejtë i përfshirë në dialog,” u shpreh presidenti Vuçiç në një konferencë për shtyp.

Prishtina dhe Beogradi janë në një dialog të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian për normalizimin e marrëdhënieve mes palëve, për promovimin e paqes dhe për arritjen e progresit në rrugën drejt integrimit europian.

Përfaqësuesja e Lartë e Çështjeve të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë si dhe zv/presidentja e Komisionit Europian, Federica Mogherini lajmëroi se ajo personalisht do të ndërmjetësonte këtë dialog të nivelit të lartë, me mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy