Java Botërore e Parasë, Credins Bank financon tre çmime!

Java Botërore e Parasë, Credins Bank financon tre çmime!

Java e Parasë është një festë mbarëbotërore e parasë, e cila ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm dhe të aftë për të marrë vendime financiare të mirëmenduara.

Kjo është një nismë që organizohet nga Banka e Shqipërisë (BSH) dhe Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) dhe Credins Bank në kuadër të politikave të përgjegjësisë sociale ofron mbështetjen e saj financiare.

Gjatë “Javës së Parasë” organizohen aktivitete të larmishme për t’i përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, duke i mësuar si të kujdesen për paratë, si të kursejnë, si të mendojnë financiarisht apo si t’i kuptojnë ndryshimet në sistemet ekonomike ku jetojnë, si të fitojnë të ardhura nëpërmjet sipërmarrjes dhe të vendosin bazat për të ardhmen e tyre nëpërmjet kulturës financiare.

Credins bank ka qënë gjithmonë pjesë e institucioneve financiare që mbështesin aktivitetet edukuese në Javën Botërore të Parasë. Këtë vit, banka mbështeti konkursin “Videoja më e mirë” Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme konkurrojnë me videot e krijuara prej tyre, me temë: “Kurse për ditë të vështira! Kurse për ditë më të mira!”.

Vlerësimi për përzgjedhjen e fituesve u bë duke i dhënë më shumë rëndësi përkushtimit personal të nxënësit në krijimin e fabulës së videos, origjinalitetit në përcjelljen e mesazhit dhe aftësisë për të përdorur vetë teknologjinë. Çmimet e Credins bank u ofruan në formën e një karte bankare Mastercard Contactless për secilin nga fituesit. 

Credins bank vazhdon të jetë aktive me mbështetjen e saj ndaj komunitetit ku operon për ndërtimin e një kulture “Kursimi” në brezat e rinj, të cilët përbëjnë edhe segmentin më të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy