Rama për televizionin grek: E tepërt të flasësh për grabitje pronash të minoritetit! Ne hapim shkolla, por ju duhet të dërgoni mësues

Rama për televizionin grek: E tepërt të flasësh për grabitje pronash të minoritetit! Ne hapim shkolla, por ju duhet të dërgoni mësues

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për ekranin grek MEGA në emisionin “Pamja e Madhe”, ku ka sjellë diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Greqisë dhe vendit tonë.

Duke u përqendruar te minoriteti grek në Shqipëri, ai tha se nuk ka asnjë problem më shumë me pronat, se ato problematika që kanë të gjithë shqiptarët.

Rama shtoi gjithashtu se është marrëzi të flitet për grabitje të pronave të minoritetit grek, gjë për të cilën sipas kryeministrit, nuk ka asnjë provë.

Pyetje: Kemi dëgjuar të flitet për grabitje tokash për qëllime turistike. Ka njerëz që thonë se synimi është të fshijë popullsinë greke nga zona. (min. 24)

Kjo është teori e marrë sepse nuk mbështetet në prova. Këto janë akuza mjaft të rënda dhe duhet të bazohen në prova. Të flasësh për grabitje është e tepërt. Nuk ka asnjë rast. Zero. Asnjë rast që një pronë pritave të jetë marrë nga qeveria. Së dyti të gjitha hotelet apo resortet janë ndërtuar mbi bazën e kontratave private. Nuk është problem i pakicës greke por i Shqipërisë. Kemi bërë punë por ka shumë për të bërë

Thonë se nuk kanë titujt e pronësisë?

Ka shumë që e kanë këto tituj pronësie mbi të cilat firmosin kontrata e marrin para. Meqë ra fjala kryeministri juaj është mjaft i vëmendshëm ndaj çështjeve të pakicës greke në Shqipëri... Nuk kam parë njeri me kaq shumë vëmendje. I vetmi problem është që ministria e Arsimit e Greqisë duhet të ofrojë mësues. Se ne mund të japim leje për të hapur shkollën. Nuk kemi problem nëse është private apo publike, por duhet që ju të dërgoni mësues.

Ai ka prekur gjithashtu dhe debatin e madh mbi çështjen “Beleri”, duke thënë se kjo situatë ishte shumë e rëndësishme për grekët, ndërsa për shqiptarët, një çështje mes të tjerash për tu zgjidhur, por jemi në rregull tani.

‘Kjo çështje nuk do ta prekë vendin tonë. Jetojmë në një vend demokratik. Europa është familje demokratike dhe Gjykata Europiane është e gjithkujt. Gjykata do të bëjnë atë që duhet të bëjnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy