
Është arrestuar në Aeroportin e Rinasit, Jamarbër Malltezi.
Dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, është ndaluar nga policia me urdhër të SPAK.
Sipas burimeve nga SPAK, Malltezi akuzohet për pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Hetimet ndiqen nga prokurorët specialë Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai.
Jamarbër Malltezi kishte shkuar në aeroportin e Rinasit për të pritur një person të njohur të tij.
SPAK ka dhënë masë sigurie edhe për Sali Berishën, duke caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit për ish-Kryeministrin.



