Çelet “Klik Ekspo Group”/ Katroçi: 250 bizneset janë të sektorëve të ndryshëm. Start up-et shihen me interes (VIDEO)

Çelet “Klik Ekspo Group”/ Katroçi: 250 bizneset janë të sektorëve të ndryshëm. Start up-et shihen me interes (VIDEO)

Ka çelur dyert në Pallatin e Kongreseve edicioni i 30-të i panairi “Klik Ekspo Group” i cili do të zhvillojë punimet nga data 6 deri më 9 nëntor.

Ola Katroçi, menaxhere e panairit “Klik Ekspo Group” tha për MCN Tv se 250 bizneset që marrin pjesë janë të sektorëve të ndryshme.

Sipas Katroçit, do të zhvillohen shumë aktivitete dhe se çdo pavijon do të ketë work shop-et dhe trajnimet e veta.

E veçanta e këtij panairi është se edicioni i 30-të dhe ne festojmë 30-vjetorin e “Klik Ekspo Group”. Siç është dhe Klik Ekspo Group 30 vjeçare ka dhe shumë të tjerë që na bashkohen dhe është krijimi i një pavijoni të veçantë ku pjesë janë biznese 30-vjeçare vjeçare që marrin pjesë për të dëshmuar rrugëtimin e tyre njësoj siç ka bërë dhe Klik ndër vite.

Këtë vit janë pjesëmarrëse 250 kompani. Duke qenë se panairi Klik Ekspo Group është ndërkombëtar, janë kompani të huaja dhe shqiptare dhe po ashtu duke qenë se është panair ndër sektorial, bizneset që marrin pjesë janë të ndryshme. Ka shumë nga financa, ndërtimi, teknologjia, inovacioni, janë multisektorial. Ata që kanë pak më tepër interes le të themi janë dhe start up-et. Të gjithë i mirëpret Klik Ekspo Group dhe panairi ndërkombëtar i Tiranë.

Ka shumë aktivitete. Janë aktivitete dytësore, do të zhvillohen në Pallatin e Kongreseve nga data 6-9 nëntor dhe janë të sektorëve të ndryshëm. Çdo pavijon ka konferencën e vet, work shop-et e veta, trajnime të shumta. Interes për këto aktivitete mund të kenë institucione të ndryshme, qytetar i thjeshtë.

Fillojmë në 9: 30 deri në 20: 30.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy