700 familje shqiptare rrezikojnë dëbimin nga Britania? Hasani: Bëhet fjalë për persona që u ka mbaruar çdo mundësi ligjore për të qëndruar (VIDEO)

700 familje shqiptare rrezikojnë dëbimin nga Britania? Hasani: Bëhet fjalë për persona që u ka mbaruar çdo mundësi ligjore për të qëndruar (VIDEO)

Ministrja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Shabana Mahmood, ka paraqitur një plan të gjerë për ristrukturimin e sistemit të azilit. 

Sipas saj, rreth 700 familje shqiptare, përfshirë fëmijë, të cilave u është refuzuar azili, po strehohen aktualisht në Britani dhe qëndrimi i tyre financohet nga taksat e qytetarëve.

I ftuar në “MCN Live”, avokati i emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Naim Hasani, tha se me shumë gjasë bëhet fjalë për familje të cilave u ka përfunduar çdo mundësi ligjore për të qëndruar në vend.

Ministrja Mahmood ka surprizuar edhe deputetët britanikë me propozimet e saj gjatë dy ditëve të para në detyrë, pasi paketa e re për emigracionin përmban masa të forta, që synojnë ndalimin e kalimeve të paligjshme me gomone nga Franca drejt Britanisë.

Masat e reja, sqaron Hasani, pritet të ndikojnë edhe tek ata që kërkojnë status afatgjatë qëndrimi.

Me propozimet e reja, marrja e lejes së qëndrimit afatgjatë do të jetë shumë më e vështirë. 

Në vend të aplikimeve çdo 2 vjet e gjysmë, një person mund të detyrohet të aplikojë deri në 8 herë përpara se të marrë të drejtën e qëndrimit përgjithmonë, që i bie rreth 20 vjet. 

Këto janë politika ekstreme. 

Ai shtoi se qeveria britanike ka deklaruar se do të rikthejë politikën e dëbimeve të detyruara për emigrantët të cilëve u ka mbaruar çdo e drejtë ligjore.

Nëse të kanë shteruar të gjitha mundësitë ligjore dhe nuk ke më bazë për të qëndruar në Mbretërinë e Bashkuar, atëherë nuk ke asnjë të drejtë të mbetesh. 

Ministrja ka thënë se në këto raste dhe ajo përmend rreth 700 familje shqiptare, do të veprohet me forcën e ligjit nëse nuk largohen vullnetarisht.

Debati është ndezur edhe në mediat britanike, të cilat kërkojnë të dinë se ku ndodhen këto familje, por numri real është më i madh.
Ka sa e sa familje tjera nga komunitete të ndryshme.

 Por Shqipëria shihet tashmë si vend i sigurt, vend kandidat për BE, vend anëtar i NATO-s, ndaj qeveria britanike konsideron se nuk ka arsye që shqiptarët të kërkojnë azil.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy