
Teksa na ndajnë edhe disa javë nga zgjedhjet e 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka renditur sipas tij, dështimin e radhës të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në rrjete sociale, Basha thekson se gjatë viteve të fundit në Shqipëri janë mbyllur 428 shkolla, e shkak për të sipas tij, janë emigracioni dhe lindshmëria në rënie.
“38 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite.
Sa shkolla janë mbyllur në Shqipëri vitet e fundit? Përgjigja: 428 sholla mbyllën dyert për shkak të emigracionit dhe lindshmërisë në rënie”, shkruan Basha.



