Daniele Piervincenzi, gazetari i Rai 2, është goditur me kokë nga Roberto Spada, pronar i një palestre dhe vëllai i bosit të mafies Carmine, i dënuar me 10 vite burg. Piervincenzi, reporteri i televizionit Italian “Rai” është dhunuar duke përfunduar me hundë të thyer.
Ngjarja ka ndodhur pas një pyetje të drejtuar nga gazetari, në lidhje me aktualitetin politik, por personi Roberto Spada nuk e ka duruar dhe e ka goditur me kokë edhe me një shkop gome gazetarin dhe më pas edhe kameramanin që e shoqëronte.
Gazetari dhe kameramani janë pjesë e stafit për programin e quajtur “Nemo”, në Rai2.
Daniele Piervincenzi, është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Policia italiane ka nisur hetimet ndaj dhunuesit.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Ostia të Romës ku pas dy javësh do të mbahen zgjedhje, dhe sipas mediave vendase kjo zonë është me influencë të madhe nga mafia.



