Ekspertët e OPDAT Karanxha: Mund të hapet çështja “McGonigal”, Shqipëria do paguajë 50 mln euro për pusin e naftës  (VIDEO)

Ekspertët e OPDAT Karanxha: Mund të hapet çështja “McGonigal”, Shqipëria do paguajë 50 mln euro për pusin e naftës  (VIDEO)

Ish-prokurori Ervin Karanxha duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV për rikthimin e ekspertëve amerikanë të OPDAT tha se mbështetje për SPAK-un do vazhdojë, por do ketë frymën e administratës së re Trump. Sipas Karanxhës një nga çështjet që mund të mbështesin ekspertët është çështja e McGonigalit. Ai thotë se kompania amerikane ka fituar gjyqin në Arbitrazh lidhur me heqjen e një pusi nafte, dhe dëmi për shtetin shqiptar është 50 milionë euro. 

Presidenti Trump nxori një urdhër për verifikimin për 90 ditë të gjithë ndihmave amerikane, duke përfshirë ndihmat për OPDAT-in. U verifikuan dhe rezultoi që ekspertët janë të rëndësishëm për mbarëvajtjen e punës së SPAK-ut. 
Ekspertët që vijnë këtu do kenë frymën e administratën e re në Amerikë.

Do vazhdojnë të mbështesin SPAK-un, por do kenë edhe çështje prioritare, ku janë edhe interesat amerikane të përfshira.  Një nga çështjet që mund të mbështesin ata, mund të jetë edhe çështja e McGonigalit, që në Amerikë është dënuar ish-agjenti i FBI-së. Për çështje të caktuara do japin asistencë. 

Ka një formatim të ri nga administrata amerikane dhe kjo do reflektohet edhe te anëtarët e OPDAT-it. Lufta e prokurorëve shqiptarë kundër korrupsionit do vazhdojë me mbështetjen e OPDAT-it. Në dijeninë time McGonigali këtu ka takuar zyrtarë të caktuar, dhe ka fabrikuar prova të rreme për nisjen e një çështje në Amerikë për të cilën është dënuar. 

Çështja ka cenuar edhe shtetas amerikanë, sepse një pus nafte që i ka kaluar njerëzve të McGonigalit në Shqipëri, i është hequr një kompanie amerikane një pus nafte, e cila ka fituar gjyqin në arbitrazh. Fatura që do paguajë shteti shqiptar është rreth 50 milionë euro dëm. Ka dalë urdhri ekzekutimit nga Gjykata e Apelit. Për çdo vonesë shteti do paguajë prapë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy