Të paktën tetë persona mbetën të vrarë dhe 19 të tjerë u plagosën, disa në gjendje të rëndë, si pasojë e një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarresh në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu.
Shpërthimi ndodhi ditën e sotme, gjatë një zjarri që shpërtheu në rrethana të paqarta në fabrikë dhe u përhap me shpejtësi për shkak të lëndëve të para të ndezshme.
Fabrika e fishekzjarrëve ndodhet në komunitetin Kuruvimalai, rreth 80 kilometra në jugperëndim të portit Chennai ose Madras.
Numri i të vdekurve mund të rritet pasi disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike, thanë autoritetet.
Në momentin e shpërthimit, llogaritet se në zonën e fabrikës ndodheshin të paktën 25 persona.



