Anëtarja e komisionit të Shëndetësisë, deputetja Zheni Gjergji, e përshëndet kërkesën e prokurorisë së Tiranës për riekspertim për zjarrin e rënë në urgjencën e QSUT.
Në një intervistë për edicionin e lajmeve në MCN TV, Gjergji deklaroi se një ditë më parë patën në dëgjesë ministren e Shëndetësisë Albana Koçia, për të cilën tha se u paraqit në mungesë të plotë transparence për shkaqet e zjarrit.
Ministrja foli një buxhet të përcaktuar prej 30 milionë lekësh për rikthimin në normalitet të urgjencës.
Nuk besoj se kjo kosto e caktuar fillimisht do jetë e mjaftueshme për të kthyer në gjendje funksionale urgjencën e QSUT.
Ministrja deklaroi se kjo kosto është përcaktuar nga ekspertët dhe inxhinierë të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Kemi prej dy muajsh kërkesa të vazhdueshme për ta sjellë ministren në dëgjesë, por forca e kartonit të mazhorancës na e ka mohuar.
Ajo u paraqit vetëm me stafin e mjekëve dhe jo me stafin teknik që të na detajonte se ku ishte dëmi. Stafi teknik nuk e shoqëronte dje ministren.
Dje u deklarua se shërbimet kardiologjike nuk janë kthyer në normalitet, pasi pajisjet nuk janë kthyer në funksion nga dëmet e pësuara.
Urgjencat e neurologjisë janë kthyer në normalitet.
Shefi i urgjencës deklaroi se ka bërë mbi 140 vizita në urgjenca, por mendoj se është deklarim politik pasi shumë qytet janë ankuar për mungesë shërbimi.
E pyetur se kush duhet të mbaje përgjegjësi për zjarrin e rënë në urgjencën e QSUT, deputetja Gjergji tha se godina ka vetëm një vit që është inauguruar pasi në janar ka përfunduar punimet në mars është marrë në dorëzim dhe se personat që kanë kolauduar godinën dhe e kanë marrë në dorëzim, duhet të jenë përgjegjësit kryesorë.
A është ende nën garanci kjo godinë? Ministrja nuk ishte në gjendje të jepte përgjigje.
Çështja e urgjencës ishte në madhore për shkak se kemi komision hetimor për koncensionet shëndetësore.
Mendoj se do e kemi edhe në seancë dëgjimore për koncensionet shëndetësore.
Dje fokusi duhet të ishte te urgjenca për shkak se është një shërbim i nevojshëm për personat në urgjencë.
Dy muaj janë shumë dhe dy muaj të tjerë do të jenë prapë shumë, pasi ministrja deklaroi se në muajin maj do të jetë në funksion, por pa dhënë një datë specifike.



