Arrestohen dy persona për plagosjen në Korçë, 37-vjeçari u qëllua nga një ish-polic

Arrestohen dy persona për plagosjen në Korçë, 37-vjeçari u qëllua nga një ish-polic

Dy persona janë arrestuar nga policia për plagosjen e 38-vjeçarit Erion Hoxhallari pasditen e së shtunës.

Sipas policisë , ata janë Daniel Morava, 43 vjeç dhe Gazmend Agolli, 49 vjeç, të dy banues në Korçë.

Por ajo që të bie më shumë në sy është autori i plagosjes, që është Gazment Agolli ka qenë një ish-punonjës policie.

Ngjarja ndodhi në lagjen nr 7, në rrugën “Floresha Myteveli”, ku shtetasi Agolli pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me pistoletë Erion Hoxhallarin duke e lënë të plagosur.

Ky i fundit është transportuar në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes shtetasit Daniel Morava.

Po gjatë veprimeve hetimore të kryera, policia arrestoi edhe 37-vjeçarin Hoxhallari që mbeti i plagosur pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Moskallëzimi i krimit” lidhur me këtë ngjarje.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 76, 22, 278 e 300 të Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy