Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti

Ndahet nga jeta në moshën 49-vjeçare ish-ministri i Energjitikës, Dritan Prifti

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme ish-ministri i Energjetikës, Dritan Prifti.

Dritan Prifti vuante nga një sëmundje agresive të gjakut prej një viti dhe për këtë shkak ai kishte hequr dorë dhe nga jeta publike dhe politike.

Prifti i ishte nënshtruar së sëfundmi një operacioni tepër të vështirë në Itali, nga i cili nuk janë vënë re përmirësime.

Ish-deputeti dhe ish-ministri Dritan Prifti është ndarë nga jeta në moshën 49-vjeçare.

Dritan Prifti ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë nga viti 2001 deri në vitin 2013, ndërkohë që nga 2009 deri në 2010 mbajti edhe postin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy