Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV e konsideroi jo normale penalizimin e biznesve që zhvillojnë sporte të ujit, pasi sipas tij atyre po u faturohen defektet e shtetit.
Topozi theksoi se ngjarja e Potamit ku humbi jetën 7-vjeçarja ndodhi për shkak të mos zbatimit të ligjit, duke shtuar se duhet të bashkëpunojnë të gjithë sektorët.
Është një ngjarje e rëndë, në vazhdën e përsëritjes së disa rasteve në një periudhë të shkurtër. Shqipëria sapo ka marrë sinjale pozitive për turizmin blu, kështu që sinjalet për një bregdet të pasigurt nuk janë pozitive. Rrit aktivitet turistike pasi, rërë, det plazhe, kanë të gjithë. Është një moszbatim ligji, zbatim selektiv i tij, njerëz të veshur me pushtet që nuk zbatojnë rregullat elementare, bashkitë që s’bëjnë detyrat dhe bizneset që i thjeshtëzojne masat e sigurisë. Në çdo vend të Mesdheut bashkëjetojnë plazhet publike, motorët, skafët e ujit, por secili i ka rrugët të ndarë. Mos zbatimi i rregullave vjen me gjoba të rënda. Thjesht duhet zbatuar ligji. Nuk mund të thuash pse ndodhi një aksident, të ndalohen makinat! Ne nuk zbatojmë ligjet që janë pothuajse të kospitura. Janë të gjithë sektorët që duhet të bashkëpunojnë. Aq më tepër që policia duhet t’i ndalojë dhe të mos i lejojë të kalojnë në zona që s’janë të vizuara. Amplifikimi është thjesht pastaj për konsum klikimesh në internet. Thjesht zbatimi i ligjeve, kjo nuk bëhet në momentet e fundit. Kjo bëhet nga momenti që ke marrë lejen për të zhvilluar sportin ujor. Jemi në fazën ku ne bëjmë të fortin edhe aty ky s’duhet ta bëjnë. Mbështetja politike i bën këta njerëz me pushtet të thyejnë edhe rregullat elementare. Nuk është normale të bllokosh aktivitetet e biznesve të licensuara, që kanë paguar taksat! Nëse i bllokon 2-3 javë, i ke hequr 1/3 apo 1/4 e fitimit. Defektet e shtetit s’kanë pse të penalizojnë bizneset. Sportet e ujit janë elemente të rëndësishëm të turizmit, që bëjnë të mundur që turistët e huaj të vizitojnë vendet që s’janë të aksesueshme me këmbë. Vitet e fundit janë bërë një nga atraksionet më të rëndësishme. Është e pafalshme t’i ndalosh. Defektet e pushtetit ia faturojnë bizneseve”.
Topozi tha se Shqipëria numëron këtë vit më shumë turistë se viti 2019, duke vënë në dukje se ka ndikuar fakti që vendi ynë ishte “Covid free” duke marrë jehonë gjatë pandemisë.
S’mund të themi sa numër turistësh ka, pasi Shqipëria i llogarit me udhëtarët që hyjnë dhe dalin. Janë 15 për qind turistë më shumë se në vitin 2019, po të heqim turistët tranzit, janë 10 për qind, që është një shifër e lartë. Turizmi e ka rimarrë veten dhe gati po arrin shifrat e 2019-ës që mbahet si viti më i rëndësishëm. Mund të shikoni që në qendër të Tiranës më shumë ka të huaj se vendas. Të huajit kanë ardhur për vet jehonën që i është bërë Shqipërisë gjatë pandemisë, ku ishte Covid free. Shqipëria është plot nga Jugu në Veri, s’mund të pretendojmë që çadrat të jenë plot. Nuk mund të konceptohet zënia e çadrave me numrin e turistëve”.



