Fatos Nano, kandidat i PS për President? Gjiknuri: Nuk e përjashtojmë si emër

Fatos Nano, kandidat i PS për President? Gjiknuri: Nuk e përjashtojmë si emër

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, ka deklaruar se mazhoranca nuk e përjashton emrin e Fatos Nanos, si kandidat për President.

Gjatë konferencës së mbajtur sot për mediat, Gjiknuri u pyet nga gazetarët, sa shanse ka që Nano të jetë kandidaturë e ardhur nga mazhoranca, pyetjes së cilës iu përgjigj:

Këtu nuk jam të komentoj emra të përvetçëm. Të gjithë kanë shanse. Kufizimet tona janë që nuk kërkojmë të jetë nga grupi jonë parlamentar, por që ka figura me kontribute, qoftë ish-politikanë, qoftë ish-akademikë, apo njerëz me kontribut në shoqërinë shqiptare, që natyrshëm mund të jenë kandidatë. Asnjë nuk është i përjashtuar, përfshi edhe emrin në fjalë (Fatos Nanon).

Kujtojmë që Fatos Nano hoqi dorë nga politika aktive në vitin 2005, kohë kur humbi zgjedhjet përballë Sali Berishës, duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Partisë Socialiste.

Përgjatë viteve pasuese Fatos Nano nuk e ka fshehur kurrë ambicien për të qenë kryetar i shtetit. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy