Rrumbullaku: Tirana ka 30 për qind të rrugëve që duhet të ketë! Gjurmimi i autobusëve do tregojë që s’iu përmbahen orareve (VIDEO)

Rrumbullaku: Tirana ka 30 për qind të rrugëve që duhet të ketë! Gjurmimi i autobusëve do tregojë që s’iu përmbahen orareve (VIDEO)

Ish-zv.ministri i Arsimit Oltion Rrumbullaku duke folur në edicionin e lajmeve mbi sistemin e ri të gjurmimit me GPS të autobusëve të Tiranës, tha që me këtë ndërhyrje të vogël teknologjike, së paku do të na bëhen të qarta oraret e udhëtimeve të linjave urbane. Rrumbullaku vuri në dukje se oraret aktuale, që afishohen në letër, nuk respektohen. Sipas tij Tirana ka në këtë moment vetëm 30 për qind të rrugëve që duhet të ketë, ndryshe nga ç’parishikon plani urbanistik. 

Nëse flasim për Tiranën, lajmi është që GIZ-i gjerman ka ndihmuar të përshtasë me Google Maps oraret e gjurmimit të autobusëve, që mund të shohësh autobusët çfarë momenti vijnë. Kjo tregon se ato orare që shpallen në disa letra shumë linja s’i zbatojnë. Dje po shihja linjën e unazës, nga pasditja ose darka, ata autobusë sipas atyre orareve ishin 2 orë me vonesë. Tirana ka në këtë moment 30 për qind të rrugëve që duhet të ketë. Gjithë investimet sidomos 5 vitet e fundit s’kanë pasur akoma në fokus rrugët. Me 25 për qind të rrugëve, merr shumë më tepër kohë për të udhëtuar nga këtu ku jemi në qytet. Nga Zogu i Zi deri në Terminal merr 1 orë. Mungon unaza e dytë. 99 për qind e qytetarëve s’e dinë që në plan është një unazë e dytë, që njihen 10 për qind e gjurmëve. Është unaza e 4, e mesmja. Pastaj është unaza që duhet të rrethojë gjithë qytetin. Ka lagje të tjera që s’kanë fare rrugë të ndërmjetme. Është plani urbanistik, por s’bëhen investime. Në plan janë mbi 70 për qind e rrugëve që mungojnë. Njësia 2 s’ka asnjë rrugë kryesore. 1/5 e Tiranës s’ka asnjë rrugë kryesore në sistem. Kjo ndërhyrje e vogël teknologjike, me ndërhyrjen e GIZ-it, të paktën na bën të qarta kohët e udhëtimit dhe këto linja urbane. Tirana ka mbledhje taksash relativisht të mirë, i gjithë problemi është te përdorimi i këtyre taksave. Ka disa agjenci që s’kryejnë nevojat e qytetit, që funksionojnë më shumë si kompani private se sa si publike. Në Tiranë s’ke asnjë investim me fonde ndërkombëtare, sistemi i trajtimit të ujërave të zeza që është i bllokuar, investimet me rrugë, tramvaj, ndoshta edhe metro. Ndoshta jemi kryeqyteti i vetëm në Europë që s’kemi trajtim të ujërave të zeza”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy