Në borxh me planetin ku jetojmë/ Nga sot, njerëzimi konsumon burime natyrore mbi kapacitetin e Tokës (VIDEO)

Në borxh me planetin ku jetojmë/ Nga sot, njerëzimi konsumon burime natyrore mbi kapacitetin e Tokës (VIDEO)

Njëzet e nëntë korriku shënon ditën kur njeriu ka ezauruar të gjitha resurset natyrore që Toka mund të rigjenerojë brenda vitit 2019. Pra, duke nisur nga nesër, ne do të konsumojmë mbi kapacitetin që na ofron planeti, duke djegur resurset e të ardhmes.

Kjo është përllogaritur nga Global Foot Network, organizatë kërkimore ndërkombëtare që monitoron shfrytëzimin e burimeve natyrore.

Dita e mbishfrytëzimit (Overshoot Day në anglisht) shënon ditën kur konsumi i burimeve nga ana e njeriut tejkalon ekosistemet që Toka mundet t’i rigjenerojë deri në fund të vitit.

Kjo është mesatarja globale, por nëse marrim vende të caktuara, disa prej tyre e kanë kaluar me kohë këtë moment. Italia, p.sh. e ka pasur ditën e ezaurimit të burimeve më 15 maj. Për të kënaqur konsumin e italianëve duhen resurse sa 4.7 vende si Italia.

Në botë, Japonia konsumon më shumë në raport me atë që prodhon, 7.7 herë më shumë. Pas saj vjen Zvicra (4.6), Britania e Madhe (4.0) dhe Kina (3.8).

Mesatarisht, brenda këtij viti, banorët e Tokës do të kenë konsumuar resurse natyrore sa për 1.75 planete.

Në terma absolutë, vendi që konsumon më shumë janë SHBA-të. Nëse e gjithë bota do të konsumonte si ata, njerëzimit do t’i duheshin burimet natyrore të 5 planeteve.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy