Një zjarr ka përfshirë një magazinë të përpunimit të lëndës drusore në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne, ndërsa bëhet me dije se nuk ka lëndime në njerëz, por dëme materiale të shumta.
Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në aksin Lushnje-Rrogozhinë.
Ndërkohë ne vendngjarje ndodhet zjarrfikësja e cila së bashku me punonjësit e fabrikës po punojnë për fikjen e zjarrit.



