
Një tragjedi e rëndë ndodhi të shtunën në Maqedoninë e Veriut, ku 59 të rinj kanë humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë në klubin e natës “Koçani Puls” dhe 155 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Gazetari Nevrij Ademi, në një komunikim me “MCNlive”, flet për gjendjen shëndetësorë të të plagosurve, gjendja e të cilëve është me e rëndë në Turqi dhe Bullgari ku janë dërguar për mjekim më të specializuar.
Gjendja shëndetësore e atyre që kane arritur të mbijetojnë dhe po kurohen në Maqedoni, është stabile, kurse 47 prej tyre që janë transportuara në shtete si Bullgaria, Turqia, Serbia e Holandë, janë në gjendjen e rëndë shëndetësore.
Ata që po mjekohen në Turqi e Bullgari janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Sot morëm lajmësin se dhe shoferi i autoambulancës që po transportonte të lënduarit, ka ndërruar jetë. Vetëm 40 persona nga ta janë identifikuar.
Grupi i prokurorëve që po hetojnë këtë ngjarje është rritur në 7 prokurorë të cilët po kryejnë hetime ne vendin e ngjarjes.
Gazetari Ademi thotë se klubi i natës operonte me një licencë të falsifikuar dhe se 20 persona tashmë janë nën hetim, mes tyre edhe ish-ministri i Ekonomisë.
Por ajo që e bën gjendjen më të rëndë, është fakti se politika po mundohet ta politizojnë këtë rast.
Ajo se çka kemi parë ne gazetarët në vendin e ngjarjes është më e rëndë se si e thotë ne konferenca për media. Eshët i rënde fakti se nuk kanë marrë asnjë masë për të parandaluar, Ku është deri tani kryetari i komunës që nuk ka dhënë asnjë deklaratë të vetme, pse nuk e ka informuar kryshfetin e policisë, nuk e ka ditë që se një objekt që nga jashtë ngjan me një kasolle të mund te konsumojë si klub nate dhe këtë gjë nuk e ka paraqitur këtë gje si kompetente.
Klubi natës, ka pasur një licencë të falsifikuar që është nënshkruar nga ish-sekretari i Ministri së Ekonomisë, që sipas tërë informacion gjendet ne polici dhe do ti shqiptohet masa e paraburgimit,. 20 persona janë në hetim, mes të cilëve edhe ish-drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, ish-ministri i Ekonomisë, sekretari i Ekonomisë, dhe të tjerë që janë edhe te lënduar.
Edhe licenca e falsifikuar do të hetohet se si ka dal të jetë e firmosur për të operuar si reale.



