Deputetja Monika Kryemadhi është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, për t’u njohur me akuzat, pas thirrjes së nënës së saj një ditë më parë, ku iu komuniokuan gjithashtu akuzat.
Ajo tha për mediat se u paraqit e vetme pasi avokati i saj ndodhej në një masë sigurie tjetër, por ndau bindjen se do të ketë një ekip shumë të mirë avokatësh.
Në momentin që shkon çështja në gjykatë, mund të shkojnë avokatët, skam pse të shkoj. Dëshmitarët që janë atje nuk kanë thënë asgjë as kundër meje, as kundër Ilir Metës as ndaj mamasë sime. Ne do marrim provat do i ballafaqojmë, kush qëndron, kush nuk qëndron.
Tre fashikuj me nga një faqe janë gjithë artikujt e marra kundër meje, jo si indicie, por si prova, ka shumë gjëra që m’i keni.
Mamin tim ma kishit nxjerrë shumë bukur dje, pavarësisht se kam ardhur sot t’iu them që mos e fusni në skaner se i çekuilibron rrahjet e zemrës. Dje e kishit ruajtur gjithë kohës, ju falenedroj shumë që ishit kujdesur për të.
Është më snajper se unë ajo, se unë i kam ngjarë babit. Babai im i shkretë është përjashtuar 4 herë nga partia, 5 herë është pranuar në parti se ishte llafazan si puna ime. I shante njerëzit, u thoshte të vërtetat në sy.



