Seanca e jashtëzakonshme/Opozita: Telekomi në Kosovë po falimenton për shkak të punësimeve dhe kontratave pa kritere

Seanca e jashtëzakonshme/Opozita: Telekomi në Kosovë po falimenton për shkak të punësimeve dhe kontratave pa kritere

Po mbahet sot në Kosovë, seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për Telekomin. Seanca është thirrur nga VV-ja e LDK-ja.

Gjatë kësaj senance, akuza e kundërakuza janë hedhur në diskutim për Telekomin e Kosovës.

Avdullah Hoti, Shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se Telekomi ka nevojë për auditim ndërkombëtar për të nxjerrë kontratat e dëmshme.

“Telekomi po dështon për shkak të kontratave të dëmshme. Kontrata me Z Mobile me zero investime nga Z Mobile i ka sjellë mbi 100 mijë të ardhura. Mbrojta e Telekomit në arbitrazh është neglizhuar. Për shkak të borxhit Z Mobile po mban në presion Telekomin”, tha ai.

Hoti gjatë debatit në Kuvend, ka thënë se kriza në Telekom është thelluar poashtu nga punësimet pa kritere.

Nga ana e tij, shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, poashtu tha se kompania është buzë të falimentimit. Ai ka fajësuar ish-qeverisjen Thaçi për shkatërrim të Telekomit.

Telekomi është në buzë të falimentimit. Nuk është një skenar i zakonshëm. Protagonisti kryesor ishte ish-kryeministri Hashim Thaçi, Rexhë Gjonbalaj dhe Syqyri Haxhaj. Një prej aseteve më të rëndësishme është abuzuar në mënyrën më të ligë. Mbingarkesat e punësimeve dhe zhvatjet e parave e kanë shtrirë kompaninë në tokë. Kompania që para disa viteve ka sjellë të ardhura, tash është duke falimentuar. Ne do t’ia paraqesim Kuvendit një rezolutë për këtë gjendje në Telekom”, tha Konjufca

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tregoi për hapat që i ka marrë qeveria për përmirësimin e gjendjes në Telekom.

“Unë kam përgatitur një shpjegim prej rezolutës deri sot. Është mirë ta themi që MZHE-ja ka fillu një proces të rikonstrukturimit me EBRD, nga bordi aktual ka fillu procedurë shkarkimi për dy anëtarë që ka përfunduar me dorëheqje, pra njërin e dini për punësime familjare” tha ai.

Tutje i pari i qeverisë tha që qeveria ka krijuar mekanizëm juridik për të vlerësuar kontratën me Z-mobile.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy