Pesë persona u qëlluan me armë zjarri në një shkollë në Suedinë qendrore.
BBC raporton se të shtënat kanë ndodhur në Orebro, 200 km në perëndim të Stokholmit.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg objektit.
“Situata është shumë serioze”, tha për mediat ministri suedez i Drejtësisë, Gunnar Strommer, duke shtuar se reagimi ndaj incidentit ishte ende në vazhdim.
Në shtator, një adoleshent u vra në një të shtëna të ngjashme në një shkollë tjetër në jug të Stokholmit.



