
Në studion e emisionit “Arnautistan”, gazetari Artan Hoxha tha se rezultati që mund të sillte kaos pas ditës së votimit do të ishte një i tillë i ngushtë.
E vetmja frikë që kam unë është rezultati. Arvizu në 2013 tha uroj të mos ketë rezultat të ngushtë. Kur shkohet aq afër konflikti antagonist mes palëve do të çonte në situatë kaotike. Por me problemin e numërimit të ngadaltë, krijohet amulli. Ne në Ballkan prodhojmë më tepër histori nga sa kemi këllqe të konsumojmë.



