Kancelarja Angela Merkel do të angazhohet personalisht në përpjekjet për të gjetur zgjidhje me vendet e përfshira nga masat e reja të qeverisë gjermane për emigracionin.
Lajmin e ka bërë të ditur Steffen Seibert në një konferencë shtypi, ku nuk përmendi në mënyrë eksplicite Austrinë dhe Italinë, dy vendet kyçe për masat e reja.
Për çështjen në fjalë do të angazhohen ministrat kompetentë “po kancelarja e ka bërë të qartë që do të angazhohet edhe personalisht në këtë çështje dhe do të ketë takime direkte me krerët e këtyre qeverive”.



