Ç’po ndodh me Bitcoin? Vlera bie nën 11 mijë $ në 24 orë

Ç’po ndodh me Bitcoin? Vlera bie nën 11 mijë $ në 24 orë

Rënie drastike e vlerës së monedhës virtuale përgjatë 24 orëve. Bitcoin është shkëmbyer me më pak se 11 mijë dollar, duke humbur thuajse 1 të tretën e vlerës që kishtë në fillimin e javës së shkuar, as më pak e as më shumë se sa 20 mijë dollar. Sinjalet e para të rënies së vlerës, kriptmonedha i dha në mesjavë, derisa të premten, ajo ra menjëherë nën 1 mijë e 300 dollarë, rënie që ka rritur stokun e monedhës virtuale, duke patur parasysh faktin se shumë kompani, individë e personalitete nxituan të blinin, duke parë rritjen e menjëhershme të saj prej muajit nëntor. Analistët thanë se investitorët duhet të jenë të përgatitur për ndryshime të tilla të shpejta, të cilat kanë karakterizuar rritjen e vlerës së Bitcoin që prej fillimit të saj.

Pikërisht kjo është mënyra se si ky aset tregton dhe ka bërë që nga fillimi. Ka shumë paqëndrueshmëri dhe do të bëhet për të ardhmen e parashikueshme.

Ky ishte paralajmërimi i Nick Colas, bashkëthemelues i Kërkimeve të DataTrek, baza e së cilës është në Nju Jork, i cili analizoi ndryshimet e vlerës së Bitcoin përgjatë javëve të fundit.

Zhvlerësimi I Bitcoin bëri që kompania e shkëmbimit Coinbase të pezullonte përgjatë dy orëve shkëmbimet e monedhës virtuale deri në stabilizim të vlerës së saj.  Por për ekspertin Nick Colas, kjo nuk duhet të ndodhë, pasi ndikon tek investitorët. Ai sikurse edhe ekspertë të tjerë ia faturojnë këtë zhvlerësim hakerimeve që kanë ndodhur vecanërisht në muajt e fundit, për të cilën përgjegjësia iu ngarkuar Koresë së Veriut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy