Sociologu Gëzim Tushi në një lidhje skype me Mcn Live ka komentuar lidhur me krimet e ndodhura në vendin tonë, duke ju referuar kryesisht vrasjes së trefishtë të ndodhur një ditë më parë në Klos.
Ai tha se marrja e jetës është kthyer në një fenomen shqetësues, ndërsa shtoi se shoqëria shqiptare është kthyer i ngjashëm me një spital psikiatrik.
Sipas tij, krimi po bëhet masiv në shoqërinë tonë dhe kjo tregon shqetësimin më të madh që çmimi i jetës vijon të bjerë.
Ngjarja është çmenduri, është banalizuar dhe marrja e jetës kjo është një gjë shqetësuese. Ngjarja e djeshme është e rëndë jo vetëm për numrin e viktimave dhe preku dy familje, por për motivet që i çojnë njerëzit në krim. Kjo e metë e species njerëzore ky fakt tregon se krimi po bëhet gjithnjë e më shumë ku çmimi i jetës ka nisur të bjerë. Përtej faktit, krimi na është bërë si bukë e përditshme, shoqëria po familjarizohet me krimin, ideja që s’ka të bëjë me mua por me të tjerët është cinike. Është tronditur jo aq nga marrja e jetës kjo e metë e species sot është shqetësuese. Të marrë pjesë në akte kriminale një adoleshent pa pyetur se kë vret dhe sa vret kjo me të vërtetë është e llahtarshme dhe përgjegjësitë janë shumë të mëdha.
Më tej ai theksoi se shoqëria shqiptare aktet kriminale ja faturon policisë , por policia ka rolin e saj, por mendoj se e kemi gabim duhen kthyer nga disa faktorë që po e çojnë shoqërinë drejt kriminalizimit dhe këto kanë të bëjnë me edukimin që vjen nga familja, shkolla që ka rolin e vet.
Lidhja e krimit me policinë është gabim. Duke e analizuar së jashtmi s’ka nevojë për intervenim të thellë ngjarja sepse kanë të bëjnë me çështje pasioni, mendoj se ky rast na tregon një gjë shumë serioze për shoqërinë tonë që s’dimë ti zgjidhim gjërat në rrugë humane. Rasti tregon që s’dimë të zgjidhim konfliktin, dhe ky pasioni kriminal veçanërisht te të rinjtë dhe adoleshentët më shqetëson se krimi po ndodh te adoleshentët. Mendoj se institucionet që nga parashkollorët kanë defekte në formimin human, duhet ti mësojnë njerëzve mekanizmat humane të sjelljes zgjidhjen me marrëveshje, komunikim. Duhet ti kthehemi pjesës së formimit të njerëzve tanë që në vend që të bëhen bisha të bëhen njerëz.



