Dhuna seksuale në administratë/ Totozani: Nuk denoncohen rastet, kanë frikë

Dhuna seksuale në administratë/ Totozani: Nuk denoncohen rastet, kanë frikë

Avokati i Popullit, Igli Totozani, nga mikrofoni i TemA TV, flet për dhunën seksuale në administratën publike duke marrë shkas nga rasti i videoskandalit seksual të ish-kryebashkiakut të Dibrës. Avokati i Popullit ka dyshime se ka raste të ngjashme në administratë por problem i mosdeklarimit të tyre nga “viktimat” është frika.

 

Ambjentet mbytëse mashkullore dhe shoqëria patriarkale, e vështirësojnë lirinë e femrave për tu mbrojtur nga agresioni seksual në vendin e tyre të punës. Avokati i Popullit jep detaje për një nismë që ka nisur nga ky institucion e cila parashikon ndryshime ligjore por edhe një inspektim të gjërë në të gjtihë administratën publike për të konstatuar e më pas dënuar, aktet e dhunës seksuale.

 

Gjatë intervistës Totozani flet edhe për rezervat e tij  edhe për fjalorin e qeverisë i cili përmblidhet me fjalët “burg burg burg” për çdo gjë e gjtihçka. Për avokatin e Popullit, dënimi me burg për energjinë elektrike nuk ndikon në performancën e administratës por bën efektin e kundërt pasi sjell kosto të mëdha për shtetitn referuar shumës që nevojitet për mbajtjen e një të burgosuri.

 

Totozani foli edhe për diksrimimin dhe jo vetëm ndaj komunitetit rom. Totozani komenton edhe gjuhën e kësaj natyre, pra diskriminuese nga drejtus të larët të mazhorancës, ndaj popllsisë së ardhur në Tiranë kryesisht nga zona të thella të veriut. Një sjellje e rëndë në një shoqëri demokratike e cilëson Avokati i popullit këtë fenomen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy