13-vjeçari bëhet personi i parë në botë që mund Tetris-in

13-vjeçari bëhet personi i parë në botë që mund Tetris-in

Një djalë 13-vjeçar amerikan është bërë personi i parë në botë që ‘mundi’ Tetris-in, një arritje e arritur deri më tani vetëm nga inteligjenca artificiale.

Willis Gibson, nga Stillwater, Oklahoma, u bë njeriu i parë që avancoi versionin origjinal të një prej videolojërave më të njohura në botë deri në atë pikë sa loja ”ngriu”.

Kjo nuk është bërë kurrë nga një qenie njerëzore deri më tani,” vërtetoi arritjen Vince Clemente, president i Kampionatit Botëror Classic Tetris.

I shpikur nga inxhinieri i softuerit Alexey Pajitnov dhe i lëshuar në 1989 në Nintendo, Tetris sfidon lojtarët të lëvizin ‘tetramine’ (blloqe në ekran) me qëllim që të mos i lejojnë të grumbullohen dhe të mbyllin hapësira për të kaluar në nivelin tjetër.

Teorikisht loja mund të vazhdojë përgjithmonë nëse një lojtar është mjaftueshëm i mirë.

Për vite me radhë u mendua se kufiri ishte në nivelin 29, kur blloqet fillojnë të bien aq shpejt sa duket e pamundur që një qenie njerëzore të vazhdojë me to.

Për dekada, lojtarët ‘mundin’ Tetris duke hyrë në softuer. Willis, i cili muajt e fundit është bërë një nga lojtarët më të aftë në SHBA, është i pari që e ka bërë këtë në harduerin origjinal.

Është videoloja më e shitur e të gjitha kohërave me 520 milionë kopje të shitura, sipas The Tetris Company.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy