“Ja si funksionon shantazhi mediatik”, Rama: TCH i kërkoi 120 milionë lekë AZHBR-së

“Ja si funksionon shantazhi mediatik”, Rama: TCH i kërkoi 120 milionë lekë AZHBR-së

Pas deklaratave ndaj televizionit Top Channel, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Twitter një foto që sipas tij tregon se si funksionon shantazhi mediatik.

Sipas dokumentit të publikuar TCH kërkon 120 milionë lekë nga AZHBR për të mbështetur një projekt që do u tregojë shqiptarëve vazhdimisht ecurinë e Shqipërisë rurale.

Në postimin e tij Rama shkruan:

Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj!”

Mandej kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga emisioni "Inside Story" i transmetuar të martën në Top Channel. Në emision tregohet mënyra se si shpenzohen fondet IPARD në Shqipëri. Me titullin “Gllabërimi i fondeve të bujqësisë”, sillen raste të fermerëve që punonin qindra hektarë tokë nuk kishin përfituar asgjë nga AZHBR.

Rama e konisderon këtë shantazh, duke shtuar:

Atëherë pllaka kthehet përmbys dhe dynjasë i jepet një emision i tërë me gllabërim parash të bujqësisë, një fabrikim nga fillimi në fund me gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha, e ngjashme si dy pika uji me një fabrikim nga i njëjti kanal për Rilindjen Urbane…”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy