Konkluzionet e GJKKO që çuan në dënimin me burg të Fatos Tushes

Konkluzionet e GJKKO që çuan në dënimin me burg të Fatos Tushes

Gjykata e Posaçme e Shkalles se Pare Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar  ka listuar konkluzionet përfundimtare që çuan në vendimin për të dënuar me 2.4 vite burgu ish-kryebashkiakun e Lushnjes, Fatos Tushen.

Tushe, u shpall fajtor për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.

Po ashtu Tushes i hiqet e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

 

Konkluzionet: Gjykata e Posacme e Shkalles se Pare Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar  perfundoi gjykimin e ceshtjes penale ne ngarkim te te mbrojturit prej meje Fatos Tushe, i cili  akuzohet nga ana e Prokurorise se Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar per veprat penale te parashikuar nga nenet 258 e 25 dhe 248 e 25 te K.Penal.

Ne kerkesat paraprake, bazuar ne nenin 332/c te K.Pr.P si dhe vendimit Unifikues te Gjykates se Larte me Nr.2 te vitit 2003 i pandehuri Fatos Tushe se bashku me avokatin e tij mbrojtes, i kerkuam gjykates te procedonte me gjykim te shkurtuar te ceshtjes ne ngarkim te tij bazuar ne nenin 403 te K.Pr.Penale. Pasi ceshtja penale ne ngarkim te te mbrojturit prej meje mund te zgjidhej ne gjendjen qe ishin aktet, pa filluar shqyrtimi gjyqesor.

Gjykata ne baze te nenit 405/6 te K.Pr.P me vendim te ndermjetem vendosi te procedoje me gjykim te shkurtuar te çeshtjes penale ne ngarkim te Fatos Tushe.

Organi i akuzes ne konkluzionet perfundimtare te tij, i kerkoi gjykates:

Deklarimin fajtor te te pandehurit Fatos Tushe per vepren penale te “Shkeljes se barazise  se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike” parashikuar nga neni 258 dhe 25 te K.Penal dhe bazuar ne kete dispozite denimin e tij me 2 vjet burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Fatos Tushe per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” (ne lidhje me episodin e shperdorimit te karburantit) parashikuar nga neni 248 dhe 25 te K.Penal dhe bazuar ne kete dispozite denimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.

Deklarimin fajtor te te pandehurit Fatos Tushe per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” (ne lidhje me episodin e ndertimit pa leje) parashikuar nga neni 248 dhe 25 te K.Penal dhe bazuar ne kete dispozite denimin e tij me 1 vit e 6 muaj burgim.

Ne aplikim te nenit 55 te K.Penale bashkimin e denimit duke  denuar te pandehurin Fatos Tushe me 5 vjet burgim.

Ne aplikim te nenit 406 te K.Pr.Penale uljen e denimit me 1/3 duke e denuar perfundimisht te pandehurin Fatos Tushe me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Ne aplikim te nenit 35 te K.Penal heqjen e se drejtes per te ushtruar funksione publike per te pandehurin Fatos Tushe per pese vjet.

Organi i akuzes ka gabuar ne kerkesen per caktimin e denimit te te mbrojturit prej meje pasi ka bere mbledhje matematikore dhe jo ne referim te nenit 55 te K.Penal.

I  NDERUAR Z. KRYETAR !

Pasi dëgjuam konkluzionet përfundimtare të oragnit te akuzes, po ju argumetojme se përse Gjykata duhet ta deklarojë të pafajshëm te mbrojturin prej meje Fatos Tushe. Dua të theksoj se në konkluzionet e Prokurorit nuk gjejmë një analizë të elementëve të veprës penale “Shkeljes se barazise se pjesmarresve ne tendera apo ankande publike dhe Shperdorimi i detyres” dhe se si këto element konkretizohen në veprimet apo mosveprimet e te mbrojturit prej meje.. Gjithashtu, Prokuroria nuk ka analizuar provat që kanë të bëjnë me individualizmin e përgjegjësise penale të subjektit të akuzuar Fatos Tushe. Konkluzionet e organit te akuzes kane nje  mungese te analizës ligjore  dhe faktike të çështjes penale në ngarkim te te mbrojturit prej meje. Në konkluzionet e Prokurorisë nuk gjejmë as edhe një argument të vetëm se ku konsiston ana objektive apo dhe ajo subjektive në kryerjen e veprave penale per te cilen ai akuzohet..

FAKTI OBJEKT GJYKIMI DHE ANALIZA LIGJORE E FAKTEVE DHE PROVAVE !Ne lidhje me faktin objekt gjykimi I mbrojturi prej nesh Fatos Tushe ka dhene shpjegime te hollesishme duke  sqaruar plotesisht poziten proceduriale te tij, pamvarsisht faktit qe ne si mbrojtje kemi shpjeguar pa rezerva ne lidhje me te gjithe proceduren dhe rolin e Kryetarit te Bashkise Lushnje ne lidhje me procedure e tenderit per Rehabilitimin e kanalit ujites  U3-27, V-1/1 ne fshatin Bishqethem dhe Bitaj ne njesine administrative Kolonje.

Sipas organit te akuzes ne interpretim te fakteve dhe provave te mbrojturin prej nesh e ngarkojne me pergjegjesi penale per faktin se ish Kryetari i Bashkise Lushnje Fatos Tushe ka miqesi me te bashkepandehurin Ibrahim Lami !!!

Ne asnje moment i mbrojturi prej meje nuk e ka mohuar kete fakt dhe ka dhene shpjegime se ne cfare menyre dhe rrethanash ai e njeh dhe cfare relatash kane dhe kurrsesi nuk eshte ndikuar nga ky fakt per ti bere favore ne bashkine Lushnje sic eshte permendur si ne njoftimin e akuzes dhe ne konkluzionet perfundimtare te organit te akuzes  qe per shkak te kesaj lidhje miqesie,  me konkretisht organi i akuzes ka cituar nje bisede ndermjet te mbrojturit prej neshh Fatos Tushe dhe shtetasit Ibrahim Lami te dates 24-25.09.2020 ku ne nje fjali eshte nenvizuar me vize poshte cka tregon se ka interes per hetimin!

Ibrahim Lami i thote Fatos Tushe

Hic o hic ja piva nje kafe me Bashkimin, dhe me tha bejeni mbledhjen vete se do flas dhe me Fatosin...

Se pari:Ne lidhje me kete fakt duam tju sqarojme e nderuar gjykate se ne shpjegimet qe i mbrojturi prej nesh ka dhene gjate fazes se hetimeve paraprake ka citur nder te tjera se me shtetasin Ibrahim Lami njihet prej me  shume se 10 vitesh per shkak se deputeti i zones i ndjeri Bashkim Fino e ka pasur njeriun e tij dhe vinin shpesh ne Lushnje per shkak te angazhimeve politike dhe ne keto kushte ata kane krijuar miqesi pasi angazhohej ne fushata elektorale dhe merrte pjese ne mbledhjet e shtabit elektoral qe zhvilloheshin ne Qytetin e Lushnjes..

Edhe traskipti i sipercituar qe i eshte bere nga organi i akuzes edhe per kete fakt nuk ka asnje nenkuptim tjeter pervecese zhvillimit te mbledhjes se radhes qe kishin per te bere ne qytetin e Lushnjes ne funksion te zhvillimeve politike...

Ne lidhje me pretendimet e organit te akuzes ku citohen disa traskipte te tjera te dates 05.10.2020 ndermjet shtetasit Fatos Tushe dhe shtetasit Ibrahim Lami ku nder te tjera thuhet ne lidhje me nje ankim te bere nga nje kompani e cila ka marre pjese ne nje tender e cila ka bere ankim!

Pamvarsisht pretendimit te organit te akuzes kjo bisede eshte bere ne kontekst tjeter ku i mbrojturi prej meje per shkak se nuk kishte komunikim tel me deputetin e zones Bashkim Fino per shkak te gjendjes shendetesore te tij,  i ka shprehur shtetasit Ibrahim Lami per shkak se takoj fizikisht me te ndjerin dhe tja trasmetonte atij kete fakt per vonesat qe po beheshin ne kete rehabilitim te kanalit ujites...

Pasi ka qene deputeti i zones Z.Fino i cili ishte i interesuar per perfundimin sa me te shpejte te ketij rehabilitimi per shkak se kishte shume pakenaqesi nga banoret e zones dhe ky ka qene dhe interesimi per nje perfundim sa me te shpejte te ketij projekti dhe te gjitha bisedat jane ne kontekst te zgjidhjes sa me te shpejte te situates se krijuar dhe pakenaqesise se banoreve...

I mbrojturi prej nesh kishte ne kete funksion si Kryetar Bashkie prej me shume 12 vitesh dhe ne asnje moment nuk ka pasur ndikim ne procedurat e tenderave apo ankandeve publike pasi dhe ne vitet paraardhese ka pasur procedure tenderimi dhe nuk eshte gjetur asnje shkelje nga ana e prokurorise e cila ka sekuestruar nje sere dokumentacioni ne lidhje me keto procedura dhe as nga Kontrolli i Larte I Shtetit ku jane bere audite ne lidhje me fondet e Bashkise Lushnje dhe nuk jane gjetur shkelje apo shperdorime te ketyre fondeve!

Organi i akuzes shprehet ne diskutimin perfundimtar ne lidhje me procedimin penal me nr.199 date 22.07.2020.

Se ne kete procedure prokurimi te zhvilluar nga NPP prane Bashkise Lushnje, ne vitin 2020 jane evidentuar shkelje ligjore, te kryera nga shtetasi Fatos Tushe etj..Por nuk kemi pare nje arsyetim ligjor se ku konsiston shkelja ligjore e te mbrojturit prej meje ne rastin konkret !!!

Pasi i mbrojtuiri prej meje nuk ka asnje kompetenca apo funksion ne lidhje me procedurat e prokurimit, te delegoj apo te nenshkruaj akte ne funksion te kesaj procedure prokurimi kjo referuar edhe Ligjit 8652, datë 31.7.2000 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISJES VENDORE (Ndyshuar me ligj nr .9208, date 18.3.2004) ku percakton funksionet qe kryen Kryetari I Bashkise! dhe per keto arsye mendojme se organi i akuzes nuk ka bere nje vleresim objektiv ne lidhje me pergjegjesine ligjore te te mbrojturit prej nesh...por ja atribuon kete fakt vetem se ka pasur detyren e Kryetarit te Bashkise dhe sipas aludimeve te organit te akuzes ka ndikim pa e provuar me kete fakt me prova konkrete !!!

Edhe ne diskutimet perfundimtare organi i akuzes u shprehe gjithmone se per shkak te pozicionit te tij Fatos Tushe ndikonte ne vendimarrjet e NPP Ndermarrja e Pasurive Publike apo KVO Komisioni i Vleresimit te Ofertave apo KSHA Komisioni i Shqyrtimit te Ankesave!!! Organi i akuzes duhet te flasi me fakte dhe prova dhe jo me supozime!!!

Si gjate hetimit dhe sot ne gjykim ne asnje moment nuk citohet nga organi i akuzes se kush ka deklaruar qe kryetari i bashkise ka ndikur apo ka dhene orientime sipas preferencave te tij?!

POR PERKUNDRAZI TE GJITHE PERSONAT TE CILET JANE PYETUR GJATE HETIMIT POR EDHE KUR JANE MARRE TE PANDEHUR I JANE BERE PYETJE SPECIFIKE KU PYETEN SE A KA NDIKUAR KRYETARI I BASHKISE PER VENDIMMARRJEN TUAJ!!!

DHE TE GJITHE KANE DEKLARUAR NE MENYRE TAKSATIVE SE NUK KANE PASUR NDIKIM NGA KRYETARI I BASHKISE.

Por perseri organi i akuzes i qendron ketij pretendimi pavarsisht se nuk ka asnje prove qe te provoje akuzen me faktin objekt gjykimi !!!

Per kete arsye mendojme se gjykata duhet te vleresoje drejte faktet objekt gjykimi pasi sipas mendimit tone i mbrojtuiri prej nesh nuk ka pergjegjesi ligjore ne rastin objekt gjykimi pasi nuk provohet ne asnje moment qe te kete ndikuar ne percaktimin e fituesit te tenderit Rehabilitim i kanalit ujites!.

Se dyti: persa i perket arsyetimit ligjor te bere nga organi i akuzes per shperdorim detyre ne lidhje me keqperdorimin e karburantit si pasuri shteterore duam te theksojme se:

Eshte i vertete fakti ku i mbrojturi prej meje ka komunikuar ne tel me nje mikun e tij i cili do te kalonte ne Qytetin e Lushnjes dhe e ka pyetur nqs ishte ne Lushnje apo jo, dhe biseda eshte zhvilluar miqesisht duke i thene qe une po iki me pushime dhe do kaloja nga ty, epo mire i ka thene i mbrojturi prej nesh do te nxjerre drejtorin e burimeve njerezore Turin qe te takoj se une do jem ne karaburun...

Eshte pritur nga  person ne fjale  ne Lushnje dhe ka shkuar per tek karburant Kastrati i cili ndodhet ne unazen e lushnjes ku i eshte hedhur nje sasi karburanti dhe i eshte cituar se pagesen do ta bej kryetari i bashkise kur te vije nga pushimet...

Per kete fakt organi i akuzes e konsideron shperdorim detyre pasi ka bere permbledhje te flete daljeve te muajve Korrik 2020 e ne vazhdim ku i kane dale nje dificit prej disa qindra litrave nafte ne dem te ndermarrjes se pasurive publike..

Ne rastin konkret i mbrojturi prej meje kur eshte kthyer nga destinacioni ku ishte ka bere pagesen prane karburantit ku i ka hedhur nafte mikut te tij dhe nuk ka pasur asnje detyrim financiar per te shlyer kjo eshte lehtesisht e provueshme pasi po te pyetet personi i cili ka qene pergjegjes ne ate moment kur eshte mbushur makina me karburant do te sqaroje edhe faktin qe i mbrojturi prej meje i ka bere pagesen ne ditet ne vazhdim per kete fakt...

Si dhe nga organi i akuzes nuk thuhet ne asnje moment se kur eshte mbushur makina me karburant i eshte prere tollon ne ngarkim te Ndermarrjes se Pasurive Publike ku te konsistonte edhe fakti se nga pasuria publike sasia e karburantit ne pronesi te shtetit eshte mbushur makina e cila citohet ne traskiptet e sipercituara!!!

Dhe per kete episod Organi i akuzes e ka akuzuar te mbrojturin prej meje per vepren penale te shperdorimit te detyres parashikuar nga neni 248 e 25 te K.Penal sebashku me shtetasin Flamur Peqini me detyre Drejtor ne ndermarjen e pasurive publike ne bashkepunim me njeri tjetrin pasi kane dhene ne menyre te kundraligjshme sasi karburanti ne pronesi te shtetit personave te ndryshem te paautorizuar...

Edhe ky fakt nuk qendro pasi sic e cituam edhe me siper i mbrojturi prej meje nuk ka autorizuar njeri qe ne menyre te kundraligjsme te marre sasi karburanti ne pronesi te shtetit, dhe ti jepen individeve private te paautorizuar !!!

Nga analiza e fakteve dhe provave mbi cbaza ka dale organi i akuzes ne konkluzionin qe shtetasit e sipercituar kane bashkepunuar me njeri tjetrin!

Gjithashtu, dua të theksoj se pavarësisht se nga ana e Prokurorisë I mbrojturi prej meje  akuzohet  se e ka  kryer veprën ne bashkëpunim, për as edhe një moment të vetëm nuk na thuhet se ku konsiston ky bashkëpunim dhe në çfarë forme shfaqet ai. Nuk u provua ekzistenca e një marrëveshjeje bashkëpunimi mes te mbrojturit prej meje dhe të pandehurve të tjerë në kete proces… Prokuroria ka barrën e provës që të provojë para Gjykatës se kur ka lindur ky bashkëpunim, dhe se cilat janë veprimet konkrete të kryera nga ana e te mbroturit prej meje në funksion të këtij bashkëpunimi…Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë në vendimin unifikues nr.4 datë 15.04.2011 vijnë në përfundimin se që një fakt  penal të konsiderohet se është kryer në bashkëpunim do të duhet të bashkëekzistojnë si kushte  sin equa non:

Plurariteti i personave, pra veprimet janë ndërmarrë nga dy ose më tepër persona:

Realizimi i faktit penal  në të gjithë elementët  materialë të tij.

Dhënia  e një kontributi sado elementar në kryerjen  e veprës penale nga secili prej bashkëpunëtoreve .

Dijenia  e autorëve  se janë duke bashkëpunuar në kryerjen e faktit penal.

Në vijim Kolegjet e Bashkuara  të Gjykatës së lartë arsyetojnë se:” kur nga pikëpamja  e anës objektive provohet se vepra penale është kryer nga dy ose më shumë persona, vepra  do të konsiderohet e kryer në bashkëpunim”.

Organi i akuzes ne diskutimin perfundimtar (ashtu si dhe gjatë gjithë fazës së hetimit paraprak) nuk argumenton se në bashkëpunim me cilët persona e ka kryer veprën penale të shpërdorimit të detyrës i mbrojturi prej meje!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!. Gjithashtu, nga ana e Prokurorisë nuk argumentohet se cili është roli i te mbrojturit prej nesh  në këtë bashkëpunim, organizator, ekzekutor, shtytës apo ndihmës. Prokuroria nuk na thotë se cilat janë veprimet e tij konkrete në drejtim të realizimit të bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës..

nga ana subjektive- kjo vepër kryhet me dashje, me qëllim përfitimi material ose jo material, të padrejtë për vete apo, për persona të tjerë apo me qëllim për të shkaktuar dëme tek subjektet fizikë, juridikë apo shtetit. Nga ana e Prokurorise nuk u provua ekzistenca e dashjes në veprimet apo mosveprimet e te mbrojturit prej nesh pra mungon nje nga elementet e vepres penale!

Se treti:ne lidhje me shperdorimin e detyren se te mbrojturit prej nesh duke mosvepruar ne disa raste ka lejuar qe subjekte te ndryshme te kryejne ndertime pa leje dhe te mos procedohen me masa administrative apo te referohen per ndjekje penale ne organet ligjzbatuese.

Ne interpretim te rrethanave te sipercituara donim te benim nje shtjellim me te hollesishem per faktin objekt gjykimi..

Persa I perket shtetasit Ismail Blliku I cili eshte nje person I cili jeton ne fshatin Shegas te Lushnjes, ky shtetas ne vendin ku ka ndertuar objektin e tij aktualisht ka pasur edhe nje objekt te meparshem po aty por per shkak te katastrofes natyrore te dates 26.11.2019 eshte prishur dhe nuk ishte funksionale, ky shtetas ka shkuar ne itali dhe pasi eshte kthyer ka filluar te rindertoj banesen e tij e cila ishte e pa perdorshme, ka filluar nga punimet dhe ne kete moment I kane shkuar inspektoret e IMT ku kane konstatuar nje ndertim, e kane pyetur dhe shtetasi Ismail Blliku I ka thene se po rindertonte shtepine e tij qe kishte pasur aty por per shkak te termetit ishte bere e pabanueshme, nga ana e inspektorit I eshte bere me dije se duhet te bente disa dokumenta ne bashki qe ai te vazhdonte punimet, ne keto momente shtetasi Ismail Blliku nepermjet lidhjeve miqesore gjen nr e telefonit te te mbrojturit prej nesh  dhe komunikon me te per pezullimin e punimeve qe po kryente, po nga I mbrojturi prej nesh Fatos Tusha i eshte thene qe vij ne institucionin e Bashkise dhe te bisedonin se si ka qene puna, te nesermen shtatsi Ismail Blliku ka shkuar ne Bashkine Lushnje ku ka takuar te mbrojturin prej nesh dhe I ka shprehur shqetesimin e tij, nga ana e Kryetarit te Bashkise I eshte bere me dije qe ai duhet te plotesonte dokumentacionin perkates qe I duhej per te ndertuar shtepine dhe I eshte thene qe deri ne momention qe ti do te plotesosh dokumentacionin nuk do te behet asnje nderhyrje ne objekt, pastaj shtetasi Ismail Blliku komunikon me persona te tjere ne tel duke I shpjeguar situaten ne te cilen ndodhet, ai mund te kete folur ne emer te te mbrojturit prej nesh  per faktin qe mos te kishte probleme me IMT!!!! Ne rastin konkret i mbrojturi prej meje e ka adresuar ne organet kompetente per te kryer procedurene e nevojshme per te vazhduar me perfundimin e baneses se tij..POR KURRSESI NUK MUND TE MBAJE PERGJEGJESI PER VEPRIMET QE MUND TE KRYEJE SHTETASI ISMAIL BLLIKU NE EMER TE TE MBROJTURIT PREJ NESH FATOS TUSHE.

Kjo ka qene e gjithe kronologjia e ngjarjes per te cilen organi I akuzes e ka akuzuar per shperdorim detyre…

Persa I perket rastit te ndertimit pa leje te shtetasit Petrit Gjelaj kryer ne objektin e lene me qera nga ana e tij, per kete fakt akuzohet I mbrojturi prej nesh I cili sipas organi te akuzes ka shperdoruar detyren me mos veprimet e tij per te mos lejuar nje ndertim te paligjshem..

Ne rastin konkret I mbrojturi prej meje eshte vene ne dijeni nga nje miku I tij se ne subjektin Pula Komerc kane shkuar inspector te IMT pasi kane pare qe po beheshin punime ne pjesen hyrese te magazines qe sherbente per te ruajtur punetoret nga djelli dhe mushkonjat kur punonin jashte, sic eshte deklaruar edhe nga vete shtetasi Petrit Gjelaj ai ka bere nje deklarate per kryerje punimesh e nenshkruar edhe nga administrator I rajonit Gentjan Koreshi me permbajte te te ciles deklaruesi Petrit Gjelaj eshte lejuar te vendose tende dielli, rrjete kunder mushkonjave, sistemim oborri dhe pastrim fasade.

I mbrojturi prej nesh ka marre dijeni se shtetasi Petrit Gjelaj ka marre nje deklarate per kryerje punimesh dhe kur kane shkuar inspektoret e IMT ka telefonuar shtetasin Gjergji Mehilli te cilin e ka pyetur ne lidhje me kete problem qe eshte hasur tek subjekti Pula Komerc, ku nder te tjera I eshte bere me dije se subjekti ka deklarate per kryerje punimesh I firmosur edhe nga administrator, si dhe I eshte bere me dije se ky subjekt sjell te ardhura per bashkine si dhe ka te punesuar mbi 100 veta banor te zones, dhe vetem ky fakt ka qene qe I mbrojturi prej meje eshte interesuar per kete subjekt per mos tu bere shkak qe ai te kishte pakenaqesi nga Bashkia Lushnje….

Bazuar ne nenin 8/a te K.Pr.Penale:

Organi procedues duhet te mbledhe dhe te shqyrtoje si provat qe fajesojne te pandehurin ashtu edhe ato qe jane ne favor te tij..

Prokuroria e Posacme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar ka shkelur një nga institutet më të rëndësishme të së drejtës procedurale penale, qe është ai i “provave penale dhe procesit të të provuarit apo vertetimit te tyre”, i cili parashikon qe, procesit i të provuarit, lidhet në mënyrë të drejtepërdrejtë me përmbajtjen dhe detyrën e kësaj shkence, me atë që quhet procesi i zbulimit dhe i të provuarit të së vërtetës në procesin penal. Rëndësia e shqyrtimit dhe e verifikimit të provave gjatë hetimit të çështjes është përcaktuese për formimin e bindjes së brendshme të organit te akuzes, mbi bazën e së cilës do të përcaktohet vërtetësia dhe fuqia e tyre provuese. Organi I akuzes edhe ne kete séance paraprake, me shqyrtimin e provave te paraqitura perpara trupit gjykues, per asnje moment nuk u provua qe i mbrojturi prej nesh  te jete implikuar apo te kete kryer qofte dhe nje veprim te vetem qe mund te kete ndikuar ne realizimin e veprave penale per te cilin ai eshte marre I pandehur..

 

Procesi i të provuarit apo Insituti i Cmuarjes se Proves, i parashikuar nga neni 152 i K.Pr.Penale, është vërtetimi i fakteve nëpërmjet grumbullimit të provave të mjaftueshme për të bindur gjykatën lidhur me fajësinë e tij (të pandehurit). Ku ne ceshtjen ndaj te mbrojturit prej meje, gjate relatimit te fakteve dhe provave te organit te akuzes , nuk u arrit qe te vertetohej fakti qe I mbrojturi prej nesh Fatos Tusha ka kryer veprat penale per te cilen ai akuzohet, pasi ne asnje nga provat e paraqitura ne kerkesen per dergimin e ceshtjes  ne gjyq  nuk u provua fajesia e tij. Si gjate hetimeve paraprake ashtu edhe nga provat e paraqitura per shqyrtim dhe te adminstruara ne gjykate per asnje moment nuk provohet fakti qe i mbrojturi prej nesh ka konsumuar elmentet e veprave penale per te cilen ai akuzohet…. Nga provat e adminstruar vertetohet ne menyre te pakundershtueshme si i mbrojturi prej nesh Fatos Tushe  nuk  ka kryer qofte dhe nje veprim apo mosveprim qe te mendosh se ai mund te kete kryer veprat penale per te cilat  ai eshte marre I pandehur…

Eshte jashte cdo lloj llogjike te veme ne diskutim perkushtimin dhe arritjet e te mbrojturit prej nesh Fatos Tushe I cili kishte rreth 140.000 banore dhe 85 fshatra ne Bashkine Lushnje qe ai ishte Kryetar Bashkie, dhe ne keto 12 vjet qe ai I ka sherbyer ne dite te veshtira me perkushtimin e tij ja ka arritur te fitoj respekt nga keta banore dhe me e rendesishmja eshte qe ne asnje moment nuk ka kryer veprime qe bien ndesh me legjislacionin ne fuqi…                    

PER KETO ARSYE QE CITUAM ME SIPER

I KERKOJME GJYKATES SE POSACME TE SHKALLES SE PARE KUNDER KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR  BAZUAR NE NENIN  388 PIKA 1 GERMA D TE K.Pr.PENALE:

 

Deklarimin e pafajshem  te te mbrojturit prej meje Fatos Tushe, akuzuar per veprat  penale te “Shkeljes se barazise se pjesmarresve ne tendera apo ankande publike dhe Shperdorimi i detyres” te parashikuar nga nenet 258 e 25 dhe 248 e 25 te K.Penal, pasi nuk provohet qe I pandehuri te kete kryer veprat per te cilat  akuzohet.

                                              

Ju faleminderit per vemendjen qe na kushtuat !

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy