Meksi: I lumtur për arrestimin e Veliajt, meriton burgun sepse është rasti tipik i personit që prish provat (VIDEO)

Meksi: I lumtur për arrestimin e Veliajt, meriton burgun sepse është rasti tipik i personit që prish provat (VIDEO)

Juristi Redon Meksi nënjë lidhje skype me 'MCN Informacion'  ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të cilin u shpreh se është mjaft i lumtur për këtë që ndosdhui, pasi ishte dhe diçka e pritshme thejshtë po vononte si veprim.

Ai tha se në këtë rast Rama nuk e mbronte dot Veliajn dhe mund ta ketë lëshuar, teksa theksoi se ai ka kohë që e pret këtë arrestim thjeshtë ja kanë shtyrë, sepse i kanë gjetur para, lidhje me kompanitë ndryshme.

Sipas tij Veliaj është rasti tipik që meriton arrestin me burg sepse është rasti tipik që mund të prishë provat, por dhe mund ta lehtësojnë.

Kam thënë dhe më herët që Erion Veliaj nuk shpëton dot me aq shumë vepra penale, dhe aq gabime trashanike nuk shpëtonte dot thjeshtë pyetja ishte kur do ndodhte. Jam shumë i lumtur për këtë arrestim që ndodhi edhe pse për mua duhet të ishte arrestuar 17 maj 2020, por gjithsesi më mirë vonë se kurrë.

Jam i lumtur sepse po të mos i kishte shpëtuar kësaj fortune do e kishim Veliaj kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë dhe nëse kjo do ndodhte unë patjetër do kisha zgjedhur të isha larguar nga Shqipëria. Unë mendoj se Rama nuk e mbronte dot Veliajn në këtë rast, por dhe mund ta ketë lëshuar.  Mendoj se Veliaj ka kohë që e pret këtë arrestim thjeshtë ja kanë shtyrë, sepse i kanë gjetur para, lidhje me kompanitë ndryshme.

Do presim se çfarë do bëjë Rama sot pas kësaj, e rëndësishme është që u zhduk sepse ishte më i rrezikshëm se Edi Rama dhe shumë më budalla se Rama. Edhe vetë Soros kur e ka zgjedhur është bërë pishman që e ka zgjedhur duke menduar si kam zgjedhur këtë budalla.

Këshilli ministrave e shkarkon për arsye të arrestimit, mund të mblidhet sot dhe mund ta bëjë, me rëndësi është se ata që vijnë më pas duhet ta dinë se mund të arrestohen nëse gabojmë. Veliaj është rasti tipik që meriton arrestin me burg sepse është rasti tipik që mund të prishë provat, por dhe mund ta lehtësojnë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy