Grupi i studentëve të së Premtes për të Ardhmen, i cili, i frymëzuar nga Greta Thunberg, para koronavirusit tërhoqi turma të mëdha protestuesish në të gjithë botën, ka gjetur mënyra krijuese për ta vazhduarprotestën pavarësisht mbylljes.
Në Berlin, aktivistët shpërndanë mijëra parulla dhe postera proteste të premten, duke i postuar ato në vendet kryesore përreth rajonit qeveritar të kryeqytetit gjerman.
Pauline Daemgen nga “Friday for the Future Germany” tha se greva e saj javore në shkollë ishte e kufizuar në internet që prej fillimit të mbylljes, por mbajtja e presionit ndaj liderëve botërorë ishte thelbësore për të frenuar ngrohjen globale.



