Ja se si mund të ndryshojnë përgjithmonë udhëtimet post-pandemisë

Ja se si mund të ndryshojnë përgjithmonë udhëtimet post-pandemisë

Shumë njerëz po mendojnë për udhëtimet, dhe pse t’i fajësojmë?! Mbi të gjitha, ka një vit që shohim se si ulen dhe ngrihen numrat e të infektuarve, masat kufizuese dhe lodhja nga karantina.

Nga ana tjetër, shumë aspekte të përvojës së udhëtimit kanë ndryshuar dhe mund të qëndrojnë kështu të përhershme - për mirë ose për keq.

Disa ndryshime, të tilla si mbajtja e maskës ose anijet e lundrimit që lundrojnë me gjysmën e kapacitetit, do të jenë vetëm të përkohshme, ndërsa të tjerët - si protokollet e përmirësuara të higjienës, dhe relaksimi i politikave të anulimit dhe të rezervimeve nga linjat ajrore dhe agjencitë e tjerë të udhëtimit, do të qëndrojnë.

"Ky më duket si një ndryshim afatgjatë dhe mendoj se është biznes i shkëlqyeshëm për të gjithë”, thotë James Ferrara, president i InteleTravel - një rrjet prej rreth 60,000 këshilltarë të udhëtimit me bazë në Florida.

Gjithashtu një tjetër ekspert i udhëtimeve parashikoi që, protokollet e sigurta dhe "pa pengesa" të rezervimit që hotelet, resortet dhe vendet e tjera akomoduese vendosin gjatë pandemisë përfaqësojnë një ndryshim, do të çojë në përqendrimin e përditësimit të teknologjisë siç janë aplikacionet për ‘smartphone’.

"Ne po shohim check-in pa kontakt, check-in në celular. Është një fitore neto për konsumatorët dhe me të vërtetë edhe për hotelet gjithashtu. Ata po kërkojnë të veprojnë - dhe në shumë raste duhet të veprojnë - shumë më me efektshmëri", thotë Nicholas Ward, president i Koddi, një kompani e teknologjisë së rezervimeve të udhëtimeve me bazë në Teksas.

Sipas ekspertëve, jemi një vit më vonë, dhe disa klientë ende përpiqen të marrin rimbursimet e tyre: “Një këshillues profesionist i udhëtimit do të bënte gjithë atë punë për ju dhe shpesh pa asnjë kosto."

Gjithashtu parashikohet që të ketë një ringjallje të interesit për pushimet e shoqëruara, ose turne në grupe, edhe pse udhëtarët tani mund të preferojnë kontingjente më të vogla. Ose nga ana tjetër, njerëzit do të zgjedhin që të shkojnë më shpesh për udhëtime me makinën e tyre.

Diçka që ata gjithashtu do të kërkojnë - ose do të kërkohet të kenë - është siguracioni i udhëtimit, veçanërisht për kujdesin mjekësor jashtë kufijve.

Përshtatur nga CNBC. Ndalohet ribotimi pa burimin Mcntv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy