Abuzimi i 16-vjeçares në Kosovë, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Abuzimi i 16-vjeçares në Kosovë, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me rastin e një 16-vjeçareje të abuzuar seksualisht dhe përgjegjësinë që mund të kenë pasur institucionet shtetërore. Seanca është thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, LDK dhe Alternativa.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se në seancë është kërkuar prania e kryeministrit, ministrit të Punëve të Brendshme, ministrit të Shëndetësisë dhe atij të Arsimit.

"Siç e dini, gjatë këtyre ditëve kemi qenë dëshmitarë të një tragjedie që ka ndodhur në Drenas dhe kjo ngjarje do të duhej që të na thirrte në përgjegjësi se kjo është përgjegjësi institucionale. Ne kërkojmë përgjegjësi institucionale për këtë rast. Prandaj kemi kërkuar seancë. Seanca do të mbahet sot në ora 12:00 dhe ne kërkuam që në këtë seancë të jenë të pranishëm kryeministri, ministri i Punëve të Brendshme, ai i Shëndetësisë dhe i Arsimit. Është koha kur ne duhet ta ngemë zërin fuqishëm", tha ajo.

Rasti në fjalë ka të bëjë me një 16-vjeçare nga Drenasi. Ajo ka rrëfyer se është ngacmuar dhe dhunuar seksualisht në klasë të 10-të nga mësuesi i saj, Shkëlzen Xhekaj. Sipas denoncimit, marrëdhënia e tyre ka vijuar në kushtet e detyrimit për më shumë se një vit. Ajo e ka denoncuar rastin në polici, ku është ngacmuar nga hetuesi Vesel Veseli. Nga marrëdhënia e tyre, sipas vajzës sërish në kushtet e presionit, ka pasur një shtatzëni që ka përfunduar me abort. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy