
Arrestohet ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Dashamir Xhika. Ai është arrestuar në orët e vona të mbrëmjes së të enjtes, me akuzën e abuzimit me detyrën.
Xhika akuzohet se gjatë kohës që drejtonte sektorin e rrugëve në vend, ka abuzuar me detyrën.
Arrestimi i tij erdhi pasi Prokuroria e Elbasanit lëshoi 10 urdhër-arreste të tjera për skandalin e rrugës së Gjinarit në Elbasan, që ka nisur në vitin 2009. Organi i akuzës urdhëroi arrestimin e pesë personave në fjalë pas kallëzimit penal të bërë pak kohë më parë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Mësohet se në pranga ka rënë edhe Andi Toma, ish-drejtor i Përgjithshëm të Rrugëve, nga viti 2008-2013 (në kohën kur qeveriste PD), Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa dhe Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.
Xhika vinte nga radhët e LSI-së.



