Kuçana: Rama po bën një super ministri për Gjinushin, e papranueshme!

Kuçana: Rama po bën një super ministri për Gjinushin, e papranueshme!

Ilirjana Kuçana, pedagoge e Fakultetit Ekonomik, duke folur në “Mcn Informacion” për ministrinë e re që do të krijohet për kërkimin shkencor tha që projektligji është nul, dhe nuk ka pasur konsultime me grupet e interesit.

Kryeministri Rama po bën një super ministri për Skënder Gjinushin dhe kjo është papranueshme, u shpreh ajo.

Është një projekt-ligj në errësirë, shumica e stafeve akademike s’ia kanë haberin. Është bërë një draft fillestar, që shumë pak njerëz e dinë. Pikëpyetja e madhe është, a është konsultuar me grupet e interesit, a janë në dijeni stafet akademike. Konferenca e Rektorëve duhet të kërkojë shtyrjen dhe zbritjen në fakultete, për të diskutuar këtë pr.ligj dhe për të marrë dakordësinë nga grupet e interesit. Nëse pedagogët s’do bien dakord, që janë grupe interesi, ky pr.ligj është nul. Ky pr.ligj është nul sepse bie ndesh me ligjin e famshëm që e miratuan me shumë trumbetim. Sot kryeministri do të bëjë një ministri. Thuhet që do ngrihet një bord pranë kryeministrit, dhe në të do jetë edhe shkencëtari që s’ka bërë asnjë punim shkencor në jetën e vet, drejtuesi i Akademisë së Shkencave. Po bën një super ministri, me një buxhet, për Skënder Gjinushin dhe kjo është e papranueshme. Kërkimi shkencor është në departament, s'mund ta dijë as kryeministri as Gjinushi. Ka kërkues shkencor të shkëlqyer, por s'kanë mundësi ekonomike. Është mungesë prioriteti”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy