Thaçi pas takimit me delegacionet nga Gjermania dhe Franca: Nuk pranojmë asnjë kusht nga Serbia

Thaçi pas takimit me delegacionet nga Gjermania dhe Franca: Nuk pranojmë asnjë kusht nga Serbia

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci pas takimit që pati sot me delegacionin nga Gjermania dhe Franca, ka theksuar se Kosova në asnjë formë nuk do të pranoj kushte nga Serbia, çfarëdo qofshin ato,  raporton “Zeri.info”.

“Dialogu duhet të ndodh por edhe takimi i Parisit i pakushtëzuar, ky takim do të ndodh pavarësisht disponimit apo jo të Vuçiqit. Tarifa nuk do të hiqet sepse është një vendim legjitim i qeverisë së Kosovës. Personalisht jam kundër që të hiqet tarifa”, ka theksuar presidenti Thaçi.

Ai ka deklaruar po ashtu se as Bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejoj që Beogradi të vendos kushte për rifillimin e dialogut “Askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk duhet të lejoj që Beogradi të vëjë kushte për vazhdimësinë e dialogut, por në fund të fundit jemi vetëm vende fqinje qoftë edhe për një mot të takohemi, është mirë”, ka thënë ndër të tjera ai në një konferencë për medie.

Lidhur me heqjen e vizave për Kosovën, presidenti Thaçi tha se as për këtë proces Kosova nuk do të pranoj kushte të reja në asnjë rrethanë. “Kosova në asnjë rrethanë nuk do pranoj kritere të reja për liberalizimin e vizave, heqjen e tarifës apo ndonjë proces tjetër”, nënvizoi ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy