
Mungesa e investimeve ka bërë që banorë të disa fshatra të thellë të Kurbinit, të protestojnë. Ata thonë se asnjë institucion nuk ka vënë dorë në përmirësimin e rrugëve, energjisë elektrike. Sipas banorëve, këto zona po shkojnë drejt shpopullimit total, pasi shumë prej banorëve e braktisin për shkak të kushteve të munguara.



