Sulmohet një spital në Lugansk, 14 të vdekur dhe 24 të plagosur

Sulmohet një spital në Lugansk, 14 të vdekur dhe 24 të plagosur

Katërmbëdhjetë civilë, duke përfshirë të sëmurë dhe personel mjekësor, u vranë në një sulm nga forcat e armatosura ukrainase në një spital në Novoaydar, në republikën e vetëshpallur të Lugansk, në Donbass. 

Kjo shifër është bërë e ditur nga ministria ruse e mbrojtjes, duke saktësuar se sulmi është kryer me raketahedhës “Himars” të prodhimit amerikan.

Lajmin e raportojnë agjencitë ruse. 

Në sulmin, të cilin Moska e quan "të qëllimshëm",24 persona u plagosën. 

“Të gjithë ata që janë përfshirë në planifikimin dhe zbatimin e sulmit do të ndiqen penalisht”, shtoi ministria e mbrojtjes në deklaratën e saj. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy