SPAK i shtohet një tjetër prokurore/ KPA konfirmon në detyrë prokuroren Manjola Kajana (VIDEO)

SPAK i shtohet një tjetër prokurore/ KPA konfirmon në detyrë prokuroren Manjola Kajana (VIDEO)

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana, kandidate për në SPAK.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kaloi në veting prokuroren Kajana dhe nga analiza e tre shtyllave kryesore të këtij procesi, që janë pastërtia e figurës, analiza e të ardhurave dhe profesionalizimi, Kajana mori konfirmimin në detyrë.

Mirëpo, menjëherë pas vendimit Komisioneri Publik e dërgoi çështjen në Apelim për rishqyritim me pretendimin se vendimi i KPK-së ishte bazuar në prova të pamjaftueshme.

Mëngjesin e sotëm, Apelimi pasi shqyrtoi ankimimin vendosi të lërë në fuqi vendimin e KPK, për konfirmimin në detyrë të prokurores Manjola Kajana.

Me prokuroren Kajana, shkon në 13 numri i prokurorëve të SPAK, ndërsa presin konfirmimin Anton Martini, i cili është ankimuar në KPA, dhe Elizabeta Imeraj, e cila është në pritje të Vetingut. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy