
Epidemiologu Pëllumb Pipero tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV se vaksina kineze, e cila në këtë moment po përdoret gjerësisht në Shqipëri, e plotëson qëllimin për të cilin përdoret.
Vaksinat po janë 60% efektive janë shumë të mira. Për vaksinën kineze ka studime. Në asnjë vend nuk kanë dalë rezultate të njëjta. Shtami i virusit qarkullues nuk është i njëjtë, popullata nuk është enjëjtë.
Qëllimi kryesor i një vaksinimi nuk është ulja e infektimit por edhe reduktimi i gradës së sëmundjes. Të gjithë specialistët bashkohen në një pikë: vaksina më e mirë është ajo që të ofrohet më shpejt.
Treguesi më i rëndësishëm është vaksinimi i miliona qytetarëve. Sa i takon EMA-s, për 2-3 ditë do të miratohet edhe Sputnik V. Edhe Sinovac është në proces miratimi në OBSH.



