Vrasja e biznesmenit Nikulaj, dy prokurorë anglezë mbërrijnë në Shqipëri për t’u njohur me provat

Vrasja e biznesmenit Nikulaj, dy prokurorë anglezë mbërrijnë në Shqipëri për t’u njohur me provat

Dy prokurorë anglezë kanë mbërritur në Shqipëri për t’u njohur me dosjen hetimore të vrasjes së biznesmenit Adrian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin.

Korrespondenti i MCN TV raporton se ata do të njihen me provat që implikojnë personat e vënë nën akuzë, të cilët janë ndaluar nga policia britanike.

Sipas burimeve, hetuesit anglezë po zhvillojnë takime me drejtues të Prokurorisë së Lezhës dhe grupin hetimor në lidhje me këtë çështje.

Autoritetet angleze kërkojnë që të njihen me provat për të vendosur rreth ekstradimit të personave të arrestuar në Angli me kërkesë të Prokurorisë së Lezhës.

Provat e dërguara nuk i kanë bindur deri më tani hetuesit britanikë, çka i ka detyruar që të udhëtojnë drejt Lezhës për t’u njohur nga afër me provat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy