Ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiq thotë se pjesa më e madhe e të rinjve zgjedhin të largohen nga Shqipëria në vendet e Bashkimin Europian dhe kjo sjell në tkurrjen e fuqisë punëtore.
Lidhur me numrin e shtuar të të rinjve të papunë, tha se për shkak se kemi shumë të rinj të diplomuar, bizneset që ofrojnë vende pune janë më tepër në turizëm, bare, restorante, ndërtim dhe këta të rinj të diplomuar kanë një lloj paragjykimi për këto profile.
Duke folur për MCN Economy, Radonshiq tha se të moshuarit punojnë përveçse marrin pensionin pasi niveli i pensionit është shumë i ulët dhe detyrohen me qëllim që të kenë mundësi që t’ia dalin në fund të muajit të bëjnë një punë.
Sipas saj, gratë në moshë punojnë si dado apo shërbyese ose meshkujt, roje në institucione dhe më tej janë edhe profesionistët e lirë, lektorë, mjekë, pedagogë që punojnë në universitete.
Problemi i parë është se këshillimi i karrierës në maturat shtetërore, bëhet në vitin e fundit, por është më tepër si marketing, ndërkohë që profilizimi bëhet në vit të dytë në lëndë teorike apo shkencore.
Këshillimi shkon në muajin e fundit dhe është më tepër pazar. Mësuesit japin orientimin, por sa të saktë mund të jenë se kush janë degët më të kërkuara në degë.
Problemi është i shkollës së mesme, i maturantëve që nuk marrin informacion për tregun. Problem është universiteti jep vetëm njohuri teorike dhe jo praktikë. Pse të mos shkoj në një biznes të trajnohem.
Kurikulat jo vetëm që nuk kanë lidhje me tregun e punës por janë shumë të vjetëruara.
Sipas saj, një pjesë e individëve punojnë dhe ilegalisht, gjë që çon në rritjen e kriminalitetit dhe se papunësia krijon edhe probleme të tjera.
Ajo shtoi se sektori privat duhet që t’i nxjerrë vendet e lira të punës në një platformë, në mënyrë që të rinjtë të dinë se ku të kërkojnë.
Radonshiq cilësoi si fenomen në Shqipëri edhe mbështetjen dhe varësinë ekonomike ndaj familjes.



