
Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nga studio e lajmeve në MCN TV ka komentuar për pezullimin si anëtar i grupit parlamentar të PD dhe i kësaj force politike, duke e cilësuar një veprim bosh nga ana e Luzlim Bashës pasi sipas tij ai nuk është asgjë më shumë se një deputet.
Teksa e ka cilësuar si versionin më të keq dhe të shëmtuar të kryetarit, Bylykbashi tha se ai u shkarkua nga kryesia dhe se Basha nuk i ka mbushur akoma ditët që të shkarkojë Sali Berishën, atë dhe kolegët e tjerë.
Ndërsa lidhur me dhunën e 8 janarit në selinë blu, Bylykbashi tha se Policia ishte kryesia e zotit Basha, ai e përdori dhunën e policisë për të mbajtur pushtetin e tij në zyrë.
Intervista e plotë
1.Z. Bylykbashi, Lulzim Basha thotë se u ka dhënë një shans të fundit, që të distancoheni nga dhuna, nëse doni të vijoni të jeni deputet I PD dhe anëtar I saj. Do e rrëmbeni apo do e injoroni këtë shans? E njihni vendimin?
Ne nuk i kemi dhënë asnjë shans Bashës e kemi shkarkuar. Ky është një veprim bosh i Bashës, PD nuk ka kryesi sepse është shkarkuar nga kuvendi 11 dhjetorit dhe çdo gjë që të bëj Basha ai është i shkarkuar. Nga sot një muaj është bërë një kuvend që mblidhet nga anëtarësia. Basha është versioni më i keq dhe shëmtuar. Ne në atë kuvend morëm një nga vendimet më të rëndësishëm se si anëtarët e kuvendit shkarkojnë kryetarin me votë të fshehtë. Kuvendi i delegoi anëtarësisë, e çuam për ratifikim për shkarkim ku mbi 4 mijë delegatë votuan dhe në 18 dhjetor në referendum Basha u shkarkua nga anëtarët e PD.
Basha nuk ka sot as mundësinë për të kërkuar votëbesimin. Basha është i shkarkuar dhe të kuptojmë qartë se kuvendi është organi më i lartë, Basha është poshtë tij ka pezulluar këshillin kombëtar dhe të gjitha veprimet që bën është një klik vogël në PD në shërbim të Bashës dhe vetëm përjashton, është mbledhur aty në zyrat e tyre dhe marrin vendime. Kjo më kujton muret e Kostandinopojës kur binin dhe teologët e saj diskutonin për seksin e engjëjve kaq qesharak është me vendimet e tij Basha. Ai nuk i ka mbushur ditët të shkarkojë Berishën, mua mua dhe kolegët e tjerë.
PD ka organin e vet më të lartë që është kuvendi i mbledhur. Nuk kemi nevojë për firma për ta thirrur, ku do bëhet rithemelimi i partisë ku do zgjidhen kryetarët e rinj, çka do të thotë se Basha nuk e bën dot. Basha nuk del dot të takoj dy vetë sot. Ishte në Dibër dhe dështoi dhe po ta tentoj prapë se bën dot. Partia Demokratike janë njerëzit, funksionon nga poshtë sipër, jo nga kryetari poshtë. Do zgjidhen delegatët, kryetarin e ri sepse sot nuk ka kryetar. Ai mund të grisë kopertinën librit të tij dhe të bëj fresk. Statuti funksion për anëtarët që ende nuk janë regjistruar. Partia është mbledhur dhe rregullat e saj si një shtëpi përjashtuan Bashën.
2.Z. Bylykbashi, ju thoni se përdorimi i dhunës nga policia brenda godinës së një partie politike nuk ka as bazë ligjore, as precedentë praktikë që ta përligjin sadopak atë. Por çfarë mund të kishte ndodhur nëse policia nuk do ndërhynte. Ne pamë dhunën që u ushtrua ndaj z. Bejko?
Janë dhunim për demokratët. Ata janë përfaqësuesit e 4446 delegatëve që kanë votuar për shkarkimin e Bashës. Ata janë irrituar nga dhunimi i Bashës. Policia ishte kryesia e zotit Basha, ai përdori dhunën e policisë për të mbajtur pushtetin e tij në zyrë. Nëse dyert do të ishin të hapura siç kanë qenë gjithmonë, jam deputet dhe kam një zyrë timen dhe u bë kohë që nuk shkoj atje dhe ky është një veprim i Bashës që e kualifikon disafish për shkarkim sjelljen e tij në raport me partinë. Po të emërohet duhet shkarkuar prapë. Nëse do ishte e hapur do hynin demokratët në partinë e tyre se nuk është e Bashës e kemi vënë aty e kemi hequr dhe do vëmë një tjetër. Por kur dikush ta mbyll derën ti do e hapësh se jemi në shtëpinë tonë. E gjitha ka një analizë të bërë mirë dhe nga Bushati se ai që provokon dhunën është Basha përmes blindazheve të paligjshme. Ai tha se e ardhmja është ajo seli e shndërruar në bunker. Ne jemi të gjithë demokratë kemi punuar të gjithë bashkë dhe me të gjithë këta miq e kolegë edhe me Bashën na ndan vetëm ideja dhe na bashkon kutia e votimit që Basha nuk e zgjodhi. Policia e shtetit në mungesë të ligjit nuk mund të ndërhyjë brenda një selie partie, ajo ka hyrë me precizion sapo është hapur porta, veprim kriminal politik i policisë, do mbajnë përgjegjësi sepse kanë vepruar pa ligj. Policia erdhi për ti lënë Bashës selinë.
3.Z. Bylykbashi, ligjërisht, çfarë hapash do të ndërmarrë Komisioni I Rithemelimit teksa presim që edhe gjykata të marrë në shqyrtim kërkesën e Lulzim Bashës dhe tuajën nga ana tjetër, për regjistrimin e ndryshimeve në statut?
11 dhjetori, kuvendi i partisë ka marrë vendimin për shkarkimin e Bashës dhe të riorganizojë partinë, çdo vendim pas tij është nul. Anëtarët se njohin më Bashën, nuk mund të mohosh një gjë që është reale. Shihni dhe prisni se si aksioni rithemelimit do e bëjnë qesharak Bashën. Pezullimi im ishte anektoda më e bukur për fillimin e ditës.



