
Erzeni i ka surprizuar të gjithë këtë sezon në Superiore, teksa mbajnë kreun e renditjes, ndërsa mposhti edhe Laçin.
Në lidhje me këtë formë të shijakasve, ka folur edhe ish-trajneri i tyre, Nevil Dede. Ky i fundit, në emisionin “Skaner” në MCN TV, ka folur me superlativa për Erzenin, duke thënë se në skuadër është shpenzuar shumë dhe tha se kanë buxhet të madh.
Në lidhje me ndeshjen e fundit ndaj Laçit, Dede u shpreh se Erzeni meritonte fitore me shumë gola.
Unë i njoh njerëzit tek Erzeni. Kanë shpenzuar shumë para. Pas kësaj fitore, kanë të drejtë të festojnë. Janë treguar një skuadër inteligjente. Janë shumë lojtarë që po tregojnë nëse vlejnë apo jo në Superiore.
Erzeni buxhetin e ka të madh. Lojtarët i ka të mirë. Kanë edhe entuziazmin që disa ekipe të Superiores nuk e kanë. Ndaj Laçit, jo vetëm që duhet të kishin fituar, por duhet të kishin marrë triumf me rezultat të madh. Laçi dukej inferior në atë takim.



