Hipoteza e mediave serbe: Gruevski arriti në Hungari nëpërmes Shqipërisë (VIDEO)

Hipoteza e mediave serbe: Gruevski arriti në Hungari nëpërmes Shqipërisë (VIDEO)

Pasi u arratis nga Maqedonia, ku ishte në prag të arrestimit, ish-kryeministri Nikolla Gruevski kërkoi azil politik në Budapest.

Ndërsa Hungaria po shqyrton kërkesën e tij për azil, mediat serbe kanë hedhur sot hipotezën se Gruevski mbërriti atje duke kaluar nga Shqipëria.

Ato shkruajnë se Gruevksi ka hyrë në Shqipëri me një pasaportë të rreme dhe ka arritur në mënyrë të paligjshme në Tiranë, ku është pranuar në Ambasadën hungareze.

‘Nga mëngjesi i parë me anë të kompanisë Malev ka fluturuar direkt nga Tirana në Budapest. Ekuipazhi i avionit nuk e ka ditur se kush është udhëtari me kapelë në kokë dhe syze dielli, të cilat nuk i ka hequr as në avion, shkruan “Politika”.

Autoritetet shqiptare po bëjnë verifikimin e këtyre raportimeve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy